Steriliteti: shkaqet tek femra dhe mashkulli

1 grua në 7 në moshën e pjellorisë rezulton sterile. Si ta shpjegojmë këtë? Së pari, gratë nuk janë shumë të vetëdijshme për kohën që kalon dhe për më tepër meshkujt janë përherë e më pak pjellorë. Së fundi, të rejat teknike u lejojnë gjithnjë e më shumë çifteve të përdorin ilaçe.

Një barazi burrë – grua

Sot, steriliteti është gjithashtu një çështje burrash. Specialistët kanë vënë re se shumë shpesh “gabimet janë të ndara”. Një medotë e re që përdoret është ajo e mikro-injeksionit të spermatozoidëve, e qujtur “ICIS”. Nëpërmjet saj, mjekët nuk kënaqen më duke oraganizuar takimet e vezëve me spermatozoidët në mitër ose epruvetë dhe duke pritur që ngjizja të bëhet. Ata i realizojnë drejtpërsëdrejti takimet: një spermatozoid është i shtyrë “me forcë” në çdo vezë. Kështu, shumë meshkuj deri atëherë sterilë, kanë parë të hapen portat e prindërimit. Por kjo është gjithashtu një mënyrë për të përballuar pengesat femërore. Edhe pse mashkulli mund të jetë ai që ka problemin, është përherë gruaja ajo që pëson pjesën më të madhe të eksplorimit dhe trajtimit. Por diçka ka ndryshuar. Ajo nuk është më e vetme përballë fajësisë së sterilitetit. Sigurisht, gjinekologët e dinë mirë se steriliteti është përjetuar gjithnjë si një gabim. Por një gabim përherë e më shumë i ndarë.

Spermatozoidë në zhdukje

Qysh prej 20 vjetësh vihet re një rënie e prodhimit të spermatozoidëve me 2% në vit. Pesticide të tilla si DPT kanë aftësinë të sillen si hormone, dhe kështu mund të bllokojnë proçesin e spermatogjenezës.

Steriliteti ose papjelloria është mungesa e shtatzënisë pas një viti bashkëjetese martesore me qëllim të shtatzënisë. Shkalla e incidencës ndodh në 10-15 % të martesave.

Infertility: Causes, diagnosis, risks, and treatments
Analizat. Duhen bërë ato analiza që zbulojnë praninë e ndonjë sëmundje, me ekzaminim klinik, si dhe duke mësuar historinë e sëmundjes, pastaj duke bërë analizat e posaçme që provojnë funksionimin e secilës nga dy vezoret, tubat, mitrën, qafën e mitrës, etj.

Shkaqet e sterilitetit kthehen në:

  • 35 % të rasteve te m eshkujt.
  • 35 % të rasteve te gypat dhe organet e tjera të legenit të femrave.
  • 15 % e tyre janë për shkaqe që kthehen në vezoren e femrës.
  • 10 % e tyre janë të pashpjegueshme, ndërkohë që të dy bashkëshortët janë në rregull.
  • 5 % të tyre kthehen në shkaqe që nuk janë të njohura. Sa më shumë që gratë të kalojnë në moshë, aq më shumë ulet përqindja e pjellorisë tek ato, veçanërisht pas moshës 35 vjeçare.

Shkaqet e sterilitetit te femra

1.Defekti në vezore, i cili përbën 30-40 % të shkaqeve të sterilitetit tek gratë. Në këtë rast ndodh çrregullim në funksionin e vezoreve ose mungon prodhimi i vezëve për shkak të një çekuilibri në sekretimin e hormoneve hipofizare dhe ato të vezoreve. Ky defekt mund të vijë edhe për shkak të ndonjë të mete të lindur në përbërjen e indeve të vezoreve, ose për shkak të ndonjë cisti rreth tyre.

2. Defekti në gyp, i cili përbën gjithashtu 30-40 % të shkaqeve të infertilitetit tek gratë. Defekti mund të qëndrojë në ndonjë çrregullim të lindur si mungesa e gypit për shembull, ose nga prania e ndonjë infeksioni të mëparshëm të legenit.

3. Çrregullim në qafën e mitrës, e vlerësuar me rreth 5 % të rasteve të infertilitetit tek gratë. Kjo vjen si shkak i ekzistencës së infeksioneve ose si rrjedhojë e një operacioni të mëparshëm në qafën e mitrës, ose nga ndikimi i çrregullimeve hormonale, apo edhe i defekteve të lindura.

4.Disa shkaqe të mitrës, ku përfsihet prania e tumoreve fibroze, mishi i huaj, aderenca e shkaktuar nga infeksionet apo ndërhyrjet e mëparshme kirurgjikale, apo defektet e lindura.

5. Shkaqe imunologjike, dmth prania e antitrupave kundër spermës, tek vetë sperma e mashkullit ose gjaku i tij, ose edhe tek gruaja gjithashtu, gjë e cila vret spermën.

6.Shkaqe të pashpjegueshme, të cilat mund të ekzistojnë tek dy bashkëshortë të shëndetshëm.

Shkaqet e sterilitetit te mashkulli

Mbizotëron bindja se në çdo 15 lidhje martesore, njërës prej tyre nuk iu dhurohet fëmijë për shkak të një prej problemeve të sterilitetit, ku në 60% të rasteve të tilla, problemi qëndron te burri.

1. Mosekzistenca e spermatozoidëve në lëngun spermatik, gjë e cila ndodh: a) kur shkatërrohen gy pat seminifere që prodhojnë spermatozoidet, si rezultat i ndonjë sëmundjeje; b) kur spermatozoidet janë të pafuqishme për t’u liruar nga testikujt, edhe pse në formë mund të jenë normale.

2. Numri i pakët i spermatozoideve në lëngun spermatik. Numri më i ulët i spermatozoideve brenda normave normale në një ml. lëng spermatik përcaktohet me rreth 40 milion spermatozoidë, por me kusht që lëvizja e tyre të jetë normale, por sa më shumë të ulet numri i tyre, aq më shumë ulet mundësia për pjellori, dhe nëse numri i spermatozoideve ulet në 10 milion në një ml., mundësia e shtatzanisë është thuajse e parealizueshme.

3. Kur numri i spermatozoidëve është i mjaftueshëm, por ato nuk lëvizin ashtu si duhet. Spermatozoidet e rritur karakterizohen për bishtin e tyre që i ngjan shkopit, i cili i shtyn ato përpara në formë spirale dhe me shpejtësi, dhe kjo është e domosdoshme për spermatozoidin që ka për të përshkuar një distancë të gjatë deri te veza për ta pllenuar atë. Sipas specialistëve, lëvizja e spermatozoidëve është më e rëndësishme se numri i tyre për të qenë i mundur pllenimi.

Burimi: Revista Femra Moderne