Botërori i Futbollit eshtë një rast i mirë për të vëzhguar mashkullin tuaj: të studiosh sjelljen mashkullore në momente ku është totalisht i përfshirë nga ana emotive.
Mbrojtjet psikologjike fshihen dhe ju mund të vëzhgoni lëvizjet themeltare. Sepse meshkujt e përjetojnë Kupën e Botërorit si një prelud i pushimeve, një pezullim i jetës së përditshme, një karnavale jashtë sezoni. Trofeu përsëritet një herë çdo katër vjet: ky është edhe cikli i tyre. Kjo tregon shumë për mënyrën se si janë gatuar, si rriten dhe bëhen të pjekur. Sepse me anë të Botërorit meshkujt:
Mësojnë gjeografinë
Ndeshjet e para, ato të fazave ditore, mund të duken pak emocionuese, pasi zbresin në fushë skuadra pa shumë pretendime. Por është falë këtyre formacioneve që Botërori merr atë shijen ekzotike dhe ndez fantazinë. Në këtë fazë nuk kanë asnjë shqetësim mendor për shkak të eleminimeve direkte, meshkujt mund të jenë spektator të ndonjë ndodhie të re dhe të habitshme (si futbollisti i Senegalit që në Kupën e 2002 bënte kapërdimje akrobatike sa herë që shënonte gol), mund të shohin fanella me ngjyra të pa para më parë (kushedi si do jetë ajo e Kosta Rikës, i vetmi vend në botë pa ushtri), etj. etj.. Ndoshta mamatë nuk e kuptojnë që me këtë rast djemtë e tyre mund të mësojnë gjeografinë.
Bëhen melankolikë
Të humbasësh një ndeshje apo një eleminim direkt të skuadrës së zemrës, ngjall një dëshpërim dhe melankoli të fortë tek meshkujt. Disa e mbledhin mendjen shpejt, por për disa fanatikë të tjerë, është si të jetë fundi i botës.
Ndryshojnë pamje
Në botën e kafshëve, imitimi ka të bëjë me përvetësimin e ngjyrave dhe formave të ngjashme me ambientin, në mënyrë që t’i shpëtojnë predatorëve, si puna e kameleonit.
Gjatë Botërorit tek mashkulli ndizet një instikt i ngjashëm, vetëm se qëllimi i tij nuk është evitimi i zënies në grackë, por identifikimi me fitimtarët apo heroin e momentit.
Vishen me fanellat e skuadrave fituese, bandierat, topi zyrtar i Kupës, apo përvetësojnë sjellje të vendit ku bëhet kompeticioni. Gjithashtu, fillon edhe imitimi i pamjes së futbollistëve më të mirë, që nga modeli i flokëve e deri tek lëvizjet.
Zhvillohen hormonet
E keni parë në Facebook spotin për të kontrastuar rënien e lindjeve në Danimarkë (“Bëjeni për Danimarkën!”): shpjegohet që 10 për qind i fëmijëve në kombin nordik
ngjizet gjatë një pushimi jashtë shtetit. Diçka e ngjashme, një kulm fokondimi, verifikohet në rastin kur skuadra e zëmrës në Botëror ka një performancë të mirë. Tifozlliku futbollistik stimulon prodhimin e hormoneve. E dinë mirë spanjollët, popull që ka dominuar në kompeticionet futbollistike: një studim në Universitetin e Valencias konfirmon që tek meshkujt rritet testosteroni gjatë ndeshjeve të Botërorit. Një eksperiencë që është ekuivalente me orë të tëra duke bërë dashuri. Por Kupa e Botës është një armë e mprehtë nga të dyja anët. Mjafton një humbje për të deprimuar trupin dhe shpirtin. Për ju që doni të ngjizeni këtë verë, shpresojmë që skuadra e parterit tuaj të jetë fitimtare!!!