Supe e thjeshte me kerpudha

Kjo supe me kerpudha eshte nder gatimet me te thjeshta dhe te shpejta qe mund te gatuani per nje vakt te ngrohte.

Sipas deshires mund t’i shtoni edhe ndonje thelpi hudher, ose te zevendesoni lengun e mishit me leng perimesh. Ereza qe ju rekomandojme eshte trumza, te cilen mund t’ja hidhni siper pasi ta keni sherbyer neper tasat e supes. Mund te skuqni ne gjalpe disa feta te holla kerpudhash per te dekoruar pjaten perfundimtare. Ju befte mire!

Perberesit:

  • 500 gr kerpudha te prera ne copeza te vogla;
  • 2 luge gielle gjalpe;
  • 1 kokerr qepe;
  • 3 luge gjelle miell;
  • 1 liter uje ose leng mishi;
  • 2 gota qumesht;
  • piper, kripe

Pergatitja:

  • Skuqni pak qepen e grire holle, shtoni miell dhe e perzini.
  • Pastaj hidhni ujin ose lengun e mishit dhe pasi te zieje shtoni kerpudhat dhe kripen dhe lereni te ziej perseri.
  • Para se ta hiqni nga zjarri shtoni qumeshtin. Supa eshte gati.

femra-moderne.com