Nje supe me shije dhe arome te vecante, te cilen duhet ta provoni patjeter.
Per: 4-6 racione
Perberesit:
- 1 tufe selino (vetem pjesen e bardhe te prere ne kubike)
- 1 zhardhok finoku te prere ne kubike
- 1 qepe e grire imet
- 2 thelpinj hudher e shtypur dhe e grire
- 1 liter leng pule
- kripe & piper
- 1 luge vaj ulliri
- 1 gjethe dafine
- 1 luge majdanoz i prere imet + pak me teper per garniture ne fund
- ajke per garniture
Pergatitja:
- Ngrohni vajin ne nje tenxherem shtoni qepen, selinone dhe finokun e kaurdisini per 8-10 minuta ne zjarr mesatar. Nderkohe perziejeni here pas here. Shtoni hudhren dhe vazhdoni gatimin edhe per 2 minuta. Shtoni lengun e pules (ose leng perimesh) dhe gjethen e dafines.
- Lereni te marre vale, me pas ulni pak temperaturen dhe lereni te zieje per 20-30 minuta. Rregullojeni me kripe e piper.
- Hiqni gjethen e dafines dhe shtoni majdanozin e grire. Transferojeni supen ne nje blender qe t’i jepni trajten kremoze.
- Kullojeni supen me nje site te imet ne nje supiere. Shijojeni per kripe dhe rregullojeni me pak piper.
- Transferojeni neper pjata dhe dekoroni secilen me majdanoz te fresket dhe ajke.