Nje supe e shijshme ku, pervec mishit te grire, receta eshte pasuruar me perime dhe oriz. Nje pjate qe edhe femijet tuaj te vegjel do ta pelqejne shume. Atehere s’na mbetet gje tjeter vecse t’i futemi punes per ta pergatitur…. dhe pergatitja eshte aq e thjeshte sa s’e merrni dot e mend.
Perberesit:
- 400gr mish te grire;
- 2 patate;
- 2 karota;
- 2 qepe;
- 2 hudhra;
- 4 luge vaj;
- 1 filxhan caj oriz;
- 2 domate ose 1 filxhan salce;
- piper;
- majdanoz i fresket
Pergatitja:
- Skuqim lehte qepet e hudhrat te prera imet deri sa te zbuten me
pas shtojme mishin e grire e skuqim sa te ndryshojë ngjyre. - Shtojme patatet dhe karotat e prera ne kubike, i skuqim disa minuta.
- Me pas shtojme salcen ose domatet e prera ne copa te vogla, 2 gota uje dhe i lejme te ziejne per 30 minuta.
- Me pas shtojme orizin dhe erezat. Mund t’i shtoni edhe pak uje nese e shikoni te nevojshme.
- E leme ne zjarr derisa te ziej orizi dhe me pas e servirim.
- Mund t’i shtoni majdanoz te fresket siper, sipas deshires.