Super-ndryshojeni dietën tuaj per super-shendet

Super-ndryshojeni dietën tuaj sipas udhezimeve te Dr. Nicholas Perricone, autor i “The Perricone Promise”

Bashkëngjitur me ushqimet e ylberit, Dr. Perricone ka identifikuar edhe një numër superushqimesh. Këto ushqime janë të pasura me acide lyrore esenciale, antioksidues ose fibra, që ndihmojnë rregullimin e sheqerit në gjak. Kjo është jetësore për të ngadalësuar proçesin e plakjes dhe për të parandaluar diabetin, mbipeshën dhe sëmundjet degjeneruese.

Qepë, presh, qepujka, qepë të njoma

Të gjitha këto perime përmbajnë fitoushqyes, që stimulojnë mëlçinë për të prodhuar peptide. Peptidet ndihmojnë eleminimin e helmeve dhe të përbërësve që formojnë kancerin. Hidhni mbi gjellëra, si makarona bolonjeze, qepë të njoma të grira hollë ose përdorini për të bërë salcën.

Elbi

Është i pasur me fibra të tretshme dhe të patretshme. Elbi ndihmon në tretjen e mirë dhe mban të ulët kolesterolin në gjak. Fibrat e gjendura te elbi ndihmojnë gjithashtu për të stimuluar rritjen e baktereve “të mira” në zorrë, gjë që çon në forcimin e sistemit imunitar.

Lexoni: Dieta e Ylberit nga Dr. Perricone:  te dobet dhe te shendetshem per 28 dite

Bathë dhe thjerrëza

Treguesi i ulët glicemik i tyre do të thotë se ato transformohen në sheqer shumë ngadalë, gjë që shmang kulmet e pashëndetshme në nivelet e sheqerit në gjak. Përmbajnë të njëjtin antioksidues antimalcues që gjendet te çaji, frutat, rrushi dhe vera e kuqe. Mund të përdoren për të bërë sallatëra dhe supëra, mund të shtohen te mishi i shteruar dhe gjellërat në tavë ose të shërbehen me peshk ose pulë.

Specat, sidomos specat djegës 

Përmbajnë përbërës të quajtur kapaisinoidë, që kanë veti të fuqishme antikancer dhe antimalcues. Mund të rrisni rezervat tuaja me këta përbërës, duke i shtuar specat djegës në gjellëra, si supëra, mishra të shteruara, ushqimet e pjekura dhe te salcat.

Arrat dhe farat

Përmbajnë një ekuilibër të mirë lyrash të shëndetshme dhe studimet e shumta kanë treguar se personat që konsumojnë arra janë më pak të prirur për të vuajtur nga sëmundjet e zemrës. Studime të tjera sugjerojnë se ato ndihmojnë në pakësimin e rrezikut të disa llojeve të kancerit.
Arrat dhe farat janë të pasura me vitaminë E, gjë që ndihmon neutralizimin e radikaleve të lira që shkaktojnë rrudha, shtojini te ushqimet e kaurdisura-të skuqura ose përdorini gjatë vaktit të zëmrës.

femra-moderne.com