Taliatele me limon

Makaronat taliatele me limon bejne nje pjate te pare te shijshme, aromatike dhe kremoze, qe pergatitet me pak perberes dhe eshte i pershtatshem per cdo rast. Cfare prisni? Mesoni se si ta pergatisni shpejt dhe thjesht

  • Veshtiresia: E thjeshte
  • Koha: 10 minuta
  • Kalorite: 450

Përbërësit për 4 persona:

  • 400 g makarona,
  • 1 limon,
  • 50 g gjalpë,
  • 200 grame pana
  • 4 lugë djathë parmixhano i grire,
  • 1 tufë borzilok ose majdanoz
  • kripë,
  • piper.

Menyra e pergatitjes:

  • Si fillim zieni makaronat ne uje te vluar me kripe per aq kohe sa thote ne paketim.
  • Ndërkohë lani limonin, fshijeni dhe grini lëkurën (vetem pjesen e verdhe, jo te bardhen).
  • Hidheni lekuren e limonit në një tigan, shtoni gjysmën e gjalpit dhe lëreni të shkrijë me ngadalë.
  • Pasi gjalpi te jete aromatizuar per disa minuta, shtoni panen.
  • Kullojini makaronat, duke lënë veçmas edhe pak nga uji i zier. Vendosini në tiganin e gjalpit, hidhni ujë, gjalpin tjetër të freskët, djathin, piperin dhe lërini në zjarr për një minutë.
  • Në fund, hidhni majdanozin e grirë, për aromë.

Provoni edhe: Taliatele me limon dhe vodka

Tagliatelle al limone

Ne kete rast, nga perberesit e recetes se mesiperme duhet te zevendesoni panen me nje teke vodka. Gjalpit të shkrirë hidhini pak vodka dhe lëreni alkoolin të avullojë, më pas hidhni dy lugë nga uji i zier i makaronave. Perfundoni receten si me lart.