Keto tarta te vogla jane shume te shijshme, mbi te gjitha per ato qe pelqejne mafishet. Nje recete e thjeshte dhe shume e perdorur neper vende te ndryshme te Europes, si Italia dhe Franca, tani mund ta mesoni edhe ju se si ta pergatisni. Brumin mund ta bleni te gatshem ne supermarket me emrin “pasta frolla”.
Përgatitja: 30 minuta
Pjekja: 30 minuta
Pushimi: 30 minuta +10 minuta
Përbërësit për 4 persona:
1 petë pasta frolla (brumë i shkrifët); 4 vezë; 2 të bardha; 200 g sheqer; 125 g sheqer pluhur; 90 g gjalpë; 2 lime jeshilë të patrajtuar; 3 limona të verdhë të patrajtuar.
Mjetet e veçanta: 4 forma tartëzash me veshje antingjitje; rrahës elektrik.
Si t’i pergatisim keto tarta te shijshme? Ja 6 hapat…
- Hapeni petën frolla mbi format e tartëzave. Shtypeni sipas formës dhe prisni me gërshërë pjesët e tepërta, që dalin jashtë formës, pastaj shponi fundin e tyre me pirun.
- Vendosini tartëzat për 30 minuta në frigorifer. Parapiqini në furrën e parangrohur në 200°C për 10 minuta. Grini lëkurën e një limoni jeshil dhe një limoni të verdhë. Shtrydhini të gjithë limonat.
- Hidhni lëkurat e grira në një tas. Shtoni lëngun dhe pastaj përziejini. Lërini të pushojnë në temperaturë e ambjentit për rreth 10 minuta, duke i përzier shumë herë. Shkrini gjalpin në banjomari.
- Çojeni temperaturën e furrës në 175 grade C. Shtoni te përzierja e lëkurave vezët e plota, sheqerin dhe gjalpin e shkrirë të vakët. Rrihini fort derisa të përftoni një përgatitje homogjene.
- Mbushni tartëzat me përgatitjen e limonave. Vendosini në furrë dhe lërini të piqen për 20 minuta. Pasi t’i keni nxjerrë nga furra, lërini të vaken. Ndërkohë, në një tas, rrihni me pirun të bardhat e vezëve si borë.
- Shtoni pak nga pak sheqerin pluhur te të bardhat e rrahura. Shpërndajeni mafishen mbi tartëzat e vakëta. Kalojini në furrë, derisa mafishja të ngjyroset lehtësisht. Shërbejini menjëherë.