Tartë me marmalatë limoni (ne dy versione)

Tartë me marmalatë limoni qe mund ta provoni ne dy  versione: recete tradicionale ose light (te lehte).

Kaloritë për racion të recetës tradicionale 550

Kaloritë për racion të variantit light 290

Përbërësit për 4 persona:

Receta tradicionale:

  • 200 g miell,
  • 100 g gjalpë,
  • 100 g sheqer,
  • 3 të verdha veze,
  • lëkurën e gjysmës së limonit, kripë,
  • 150 g marmalatë limoni,
  • gjalpë për formën

Varianti light: 

  • 100 g miell të pasitur,
  • 100 g miell të bardhë,
  • 50 g gjalpë,
  • 50 g sheqer të kuq,
  • një të verdhë veze,
  • një vezë të plotë,
  • një limon, pak kripë,
  • 150 g marmalatë limoni pa sheqer,
  • gjalpë ose vaj për formën

Përgatitja

  • Lëreni gjalpin të zbutet në temperaturën e ambientit. Në një tas sitni të dy llojet e miellit me pak kripë.
  • Shtoni gjalpin, vezët, lëkurën e limonit të grirë dhe sheqerin. Punojini përbërësit me shpejtësi.
  • Formoni një top me brumin, mbështilleni me një letër kuzhine dhe lëreni në frigorifer për 30 minuta.
  • Hapeni brumin në formë rrethi me një trashësi 1 cm. Rregullojeni në tepsinë e lyer me vaj ose gjalpë dhe kapini anësoret te tepsia.
  • Shpojeni fundin me dhëmbët e një piruni. Hapni marmalatën.
  • Piqeni në furrë në temperaturën 180 gradë për 30 minuta.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search