Tave me kofsha pule dhe pure patatesh

Tava me pule dhe pure patatesh eshte nje gatim i pershtatshem per raste te ndryshme. Ne kete rast ne kemi zgjedhur kofshat e pules, por nese deshironi mund te zgjidhni edhe gjoksin e pules. Djathin grana mund ta zevendesoni me nje djathe tjeter qe ju pelqen, ndersa patatet duhet te krijojne një pure të trashë.

  • Koha: 2 ore
  • Veshtiresia: Mesatare
  • Doza: 6 persona

Perberesit:

  • 1 Kg Patate
  • 1 Kg kofsha pule
  • 2 te verdha veze
  • 1 karote
  • 1 dege selino
  • 1 qepe
  • Rozmarine
  • Sherebele
  • Djathe Grana i grire
  • Vere e bardhe
  • Vaj ulliri
  • Kripe
  • Piper

Pergatitja:

  • Hiqeni kocken dhe lekuren nga cdo kofshe. Kockat e kofshave futini ne nje tenxhere me uje se bashku me gjysmen e selinose, gjysmen e karotes, gjysmen e qepes dhe mbulojini me 1 liter ujë. Ziejini për 40 minuta, kullojeni dhe ruani lëngun.
  • Lajini mirë patatet dhe ziejini me gjithë lëkurë në ujë të kripur ku keni hedhur një degë rozmarinë dhe 2 gjethë sherbelë, për 40 minuta.
  • Grini selinonë, karotën dhe qepën e mbetur dhe kaurdisini në pak vaj ulliri për 2-3 minuta. Shtoni mishin e kofshave, kriposini dhe kthejini pas 2-3 minutash. Skuqini për 1 minutë edhe në anën tjetër, me pas shuajeni më një spërkatje vere. Shtoni lengun e pergatitur me parë dhe lereni të ziejë për 13-15 minuta.
  • Nxirrini pjesët e pules nga tenxherja dhe pritini në feta. Shtojeni në tenxhere dhe përziejini.
  • Qëroni patatet dhe shtypini. Shtojini kripë, piper, dy të verdha vezësh dhe dy lugë djathë grana i grirë.
  • Shtroni mishin e pulës në fund të tavës dhe sipër shtroni purenë e patateve. Sperkateni sipër me djathë grana të grirë dhe futeni në furrën e parangrohur në 200 °C për 10 minuta. Pastaj cojeni në grill dhe skuqini sipërfaqen per 5-10 minuta.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search