Shurup natyral kundër virozave me mjaltë, xhenxhefil dhe limon

Një ilaç i mrekullueshëm shtëpiak kundër gripit, ftohjeve dhe problemeve të fytit është shurupi me mjaltë dhe qepë (ndonjëherë edhe me hudhër). Ndërsa ky version që do ju tregojmë sot është shumë më i shijshëm dhe shume efikas.

E rëndësishme! Mjalti nuk duhet t’u jepet fëmijëve nën 12 muajsh. Xhenxhefili është i pasur me substanca anti-inflamatore dhe dezinfektuese. Limoni është i pasur me vitaminë C. Mjalti ka veti antibakteriale.

Përbërësit:

  • 2 limona bio
  • mjaltë
  • 3-4 cm xhenxhefil

Mënyra e përgatitjes:

Foto: mytastepol.com

  1. Lani limonat mire (do përdorni edhe lëkurën).
  2. Pritini në feta të holla. Hiqini farat.
  3. Qëroni xhenxhefilin dhe grijeni në një rende në copa të vogla.
  4. Lani më ujë të përvëluar dhe thani një kavanoz. Hidhni në 2 lugë mjaltë.
  5. Shtoni 3-4 feta limoni.
  6. Hidhni pak xhenxhefil.
  7. Vazhdoni me 2-3 lugë mjaltë.
  8. Përsëritni të njëtat veprime derisa kavanozi të mbushet.
  9. Në fund mbusheni kavanozin me mjaltë.
  10. Mbylleni kavanozin dhe lereni për 24 orë në një vend të freskët.
  11. Ruajeni në frigorifer. Shtoni një lugë në ujë të nxehtë ose çaj.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search