Tava me presh dhe patate, eshte nga ato receta qe i kane dhene provat e kenaqesise. Nese deshironi nje gatim qe t’ju shijoje pa mase dhe qe te shkoje per mrekulli ne cdo tavoline, kjo eshte ajo qe po kerkonit…
Përbërësit për 4-5 persona:
- 4 kokrra patate mesatare
- 1 kokërr qepë
- 400 gr presh
- Pak gjalpë të freskët
- Vaj ulliri
- 2 kokrra domate,
- Majdanoz,
- Kripë,
- Piper i zi
Për përgatitjen e salcës: 4 kokrra vezë, çerek filxhan çaji me pana, një thelpi hudhër e shtypur, erëza, majdanoz i grirë hollë, kripë, piper.
Përgatitja:
- Qëroni dhe të prisni patatet në feta.
- Vendosni një tenxhere me ujë në zjarr dhe sapo uji të marrë një valë vendosni aty fetat e patateve dhe lërini të ziejnë për 5 minuta.
- Pasi t’i keni zierë patatet largojini nga zjarri, kullojini nga uji dhe lërini mënjanë duke i spërkatur me pak kripë.
- Më pas, kaurdisni preshin e prerë në feta rreth 1 cm me vaj ulliri. Shtoni pak kripë e piper dhe pasi preshi të zbutet mirë pak hiqeni nga tigani.
- Ndërkohë në tiganin ku kaurdisët preshin, shtoni qepën e grirë hollë, shtoni dhe pak vaj ulliri, kaurdiseni derisa volumi i saj të bjerë.
- Shtoni më pas domatet e grira, kaurdisini të gjitha bashkë dhe rregullojeni masën me kripë, piper dhe majdanoz të grirë hollë. Shtoni një gotë me ujë dhe kaurdiseni herë pas here derisa uji të avullojë.
- Merrni një tavë dhe lyejeni me pak vaj ulliri, vendosni nje rradhë me patate, më pas salcën me qepe dhe domate, te gjithe preshte dhe siper vendosi fetat e patateve.
- Përgatisni salcën e bardhe. Rrihni 4 kokrra vezë me kremin e qumështit, hudhrën e shtypur, majdanozin e grirë hollë, kripën dhe piperin. Mbulojeni të gjithë tavën në sipërfaqe me salcën e përgatitur.
- Piqeni në furrë të parangrohur në 200 gradë derisa sipërfaqja e tavës të marrë ngjyrën e kuqërremtë të pjekjes.
Keshilla:
- Nese deshironi mund te shtoni edhe 300 gr mish te grire kur te skuqni qepet.
- Kjo tavë përgatitet me të gjitha llojet e perimeve, si me patëllxhanë, kunguj etj.