Tayna nis rrugëtimin në tregun muzikor botëror, nënshkruan kontratë me Sony Music

Kengetarja Tayna ështe artistja me e re shqiptare me fame nderkombetare, nëshkruan me Sony Music.

“Jam shumë e lumtur që kam pranuar të punoj me Sony Music. Pas diskutimeve intensive, ne kemi vendosur që së bashku mund të bëjmë hapin tjetër të madh. Kështu që unë do të vazhdoj të zhvilloj artistikisht dhe mund të përqendrohem plotësisht në muzikë”, shkruan ajo në një postim në llogarinë e saj në Instagram.

https://www.instagram.com/p/CCa62PnABv-/

Të njëjtin lajm e konfirmoi edhe Sony Music, duke zbuluar po ashtu se kënga e re e Taynës që titullohet ‘Bass’ lancohet me 12 korrik.

Ndonëse vetëm para dy vjetësh nisi karrierën me hitin “Columbiana”, rep-artistja e njohur kosovare, Tayna, është sot padyshim një nga emrat më të njohur e të suksesshëm në industrinë̈e muzikës shqiptare.

Pikërisht “Columbiana” ishte projekti që e vulosi suksesin e saj qysh në debutim.

Pas shumë hiteve të lancuara më pas, Tayna zuri vend edhe në “Official German Single Charts” me këngën “Edhe Ti”, bashkëpunim me reperin Mozzik, duke arritur kështu edhe një sukses, e kësaj radhe jashtë vendit.

Në rrjete sociale, vendi i saj është i padiskutueshëm, me 1.4 milionë ndjekës në Instagram, 400 milionë shikime në platformën YouTube dhe afro 400 mijë shkarkime mujore të këngëve në Spotify.

Se çka do na sjell reperja kësaj radhe, presim të shohim.