Do te dobesohesh? Fli gjume!

Oret e gjumit dhe cilesia e tij, ndikojne ndjeshem ne rregullimin e peshes trupore.

Shkurtimi i oreve te gjumit, pengon rregullimin e urise dhe oreksit. Hormonet qe ndikojne ne oreks mund te marrin perparesi dhe te nxisin konsumin e vakteve hiperkalorike. Mungesa e vazhdueshme e gjumit, mund te ndryshoje perberjen, sasine dhe shperndarjen e ushqimit te konsumuar, duke kontribuar ne epidemine e obezitetit.

Statistikat ne Amerike, tregojne se mbi 50 milione individe vuajne nga mungesa e gjumit. Te tjere mund te ekspozohen ne drite te forte gjate nates, per shkak te turneve te treta, duke shtuar crregullimin e ciklit cirkadian dhe duke rritur akumulimin e dhjamit.
Ka gjithashtu nje lidhje midis gjumit, nderprerjes se ciklit cirkadian , geneve dhe sindromes metabolike.

8 keshilla per nje gjume sa me te rehatshem

Stresi eshte nje tjeter faktor. Nen stres, njerezit clirojne kortizol me shumice, e cila nxit prodhimin e insulines per te mbajtur nivelin e glukozes ne gjak ne normen e nevojshme per nje situate stresi. Keshtu, ndodh nje rritje ne oreks. Stresi kronik, ne kombinim me nivele te vazhdueshme te larta, te kortizolit, con ne ndryshime permanente te oreksit. Normalisht, niveli i kortizolit eshte i larte ne mengjes, dhe bie rreth mesnates.

A beni gjume te mjaftueshem?

Personat me sindromen e “te ngrenit naten”, kane nje cikel cirkadian te “vonuar” te marrjes se vakteve, e cila eshte pasoje e nje programimi gjenetik te faktoreve neuroendokrine, duke perfshire nivelin e kortizolit.

Djersiteni naten ne gjume?

Kjo tregon se vuani nga njera prej ketyre semundjeve: Lexo me shume ketu.

femra-moderne.com