Te edukojme femijet me te ushqyerit e shendetshem

Të gjithë prindërit pa përjashtim, janë gjendur të paktën një herë, në situatë të vështirë me ushqyerjen e fëmijëve. Si prindër, më shumë se çdo gjë tjetër, duam që fëmijët tanë të jenë të gëzuar dhe të shëndetshëm.

Kur vjen puna tek marrëdhënia që kanë fëmijët tanë me ushqimin, e kemi të vështirë të kombinojmë lumturinë me ushqimin e shëndetshëm. Dhe ju e keni vënë re sesa e vështirë është të shikosh një fëmijë me lot në sy në tavolinë, ndërsa është përpara një pjate me gjelle ose perime të ziera dhe që duhet t’i hajë sepse janë të shëndetshme.

Mos kini frikë të ndryshoni zakonet

Nëse fëmija e ka pëlqyer një herë çokollatën që i keni blerë apo patatinat, atëherë ju doni që fëmija të jetë i gëzuar, dhe ia keni blerë sërish. Kështu ju keni krijuar një zakon. Kur fëmija të thotë “Kam uri!” ju do t’i zgjasni gjithçka praktike rreth jush që ka shumë gjasa të jetë ushqim i përpunuar ose i gatshem. Prandaj filloni të ndryshoni zakonet dhe mbi të gjitha kur vjen puna tek ushqimi

Fëmijët do të hanë atë ushqim që hamë edhe ne

Shpesh ne hamë një ushqim dhe fëmijëve i japim nje tjeter. A nuk eshte hipokrite nga ana jonë që të konsumojme ushqime që nuk janë të shëndetshme, por qe i pelqejme, nderkohe që fëmijëve nuk ja lejojme. Mbani mend, fëmijët mësojnë nga çfarë shikojnë dhe jo nga çfarë themi. Prandaj eshte mire qe te filloni edhe ju te hani njesoj shendetshem.

Fëmijët e uritur, hane me lehtesisht

Qe femija te kete motivim per te provuar dicka te re, duhet te jetë i uritur. Për këtë arsye, mos i jepni ushqime të tjera midis vakteve, të cilat e kalojnë fëmijën në stadin “prishjes se oreksit”.

Prezantoni ushqimet ne menyre graduale

Prezantojini fëmijës ushqimet në pjatën e tij duke i ndarë në këtë mënyrë: ⅔ e pjates ta zerë ushqimi i tij i preferuar. Pjesën e mbetur e zë ushqimi jo i preferuar dhe ai neutral. Fëmija mund të ketë akses tek ushqimi i preferuar VETËM nëse konsumon një sasi shumë të vogël prej ushqimit jo të preferuar. Nëse janë bizelet ato që fëmija nuk ha, vendosini vetëm 3-4 kokrra bizele të cilat do të jepen një e nga një. Fëmija do të hajë menjëherë ushqimin e preferuar sapo të ketë përfunduar ushqimin jo te preferuar. Alternoni në provat tuaja ushqimin neutral. Pra, një bizele, një lugë ushqim i preferuar. Një cope karotë (nëse është neutrale), menjëherë një lugë nga ushqimi i preferuar.

Jepini mundësi zgjedhjeje

Fëmijës nuk mund t’i drejtohemi me urdhëra “ha këtë, mos ha atë!” Kjo nuk funksionon me fëmijët. Duket sikur ata duan të hanë pikërisht atë që e kanë të ndaluar.

Me mire te thoni: “Provoji këto dy ushqime dhe më jep një mendim se si të duken!?” kështu ne i lejojmë fëmijët që të mendojnë për veten e tyre. Mbi të gjitha i shton kuriozitetin rreth ushqimit. Fjalët si “provo” dhe “zgjidh” i hapin fëmijës një derë kurioziteti dhe interesi për ushqimin.

Një mënyrë tjetër është që fëmijës t’i ofrosh dy zgjedhje, edhe sikur fëmija të kundërshtojë të dyja zgjedhjet, sërish do t’i komunikoni që ata do të duhet të zgjedhin, sepse në te kundert do të jeni ju që do të zgjidhni për ta. Kështu i ofrojmë mundësi fëmijëve që të mbajnë përgjegjësi për zgjedhjen e tyre.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search