Lindja e parakohshme, pasojat që ka te fëmija

Koha ideale e qëndrimit të foshnjes në barkun e nënës është 39 javë. Foshnjet e lindura para 37 javëve mund të kenë vonesë në të folur dhe në koordinimin fizik, mund të kenë probleme me shikimin dhe preken më shumë nga infeksionet.

Nuk ekziston një arsye e vetme që shkakton lindjen e parakohshme. Në vendet në zhvillim, pjesë e problemit është ushqyerja jo e mirë e grave. Dieta e tyre e përditshme nuk ka sasinë e duhur të kalciumit, mineraleve dhe kaloritë e nevojshme. Në Shtetet e Bashkuara kryhen shumë operacione cezariane të panevojshme. Por arsye të tjera mund të jenë që nga qafa e mitrës e dëmtuar nga virusi papilloma, e deri tek pirja e duhanit, si dhe shumë faktorë të tjerë të panjohur.

Per fat te mire studjuesit kanë gjetur disa mënyra për t’i ndihmuar të mbijetojnë foshnjet që lindin para kohe. Ekzistojnë shumë ndërhyrje që stafi mjeksor mund ti bëjë, edhe në vendet me të ardhura të pakta, që aktualisht e kanë të lartë vdekshmërinë foshnjore. Kontakti me lëkurën, që e mban foshnjen ngrohtë dhe inkurajimi i ushqyerjes me qumësht gjiri jane nder me kryesoret. Synimi është që të gjenden më tepër mënyra për të parandaluar vdekjet e fëmijëve nën moshën 5 vjeçare dhe pakësimin e vdekshmërisë së nënave, në mënyrë që fëmijët të rriten të shëndetshëm dhe të jenë më të përgatitur për të patur një jetë produktive.

femra-moderne.com