Të gjitha arsyet pse ecja ju bën mirë

Ecja eshte nje nga aktivitetet me te mira per shendetin e njeriut. Edhe nese s’keni mundesi te merreni me sport apo gjimnastike, mjafton te pakten 30 minuta ne dite per t’u ndjere me mire. 

Disa arsye per te ecur me shume:

  1. Eshte menyra me e thjeshte per te mbajtur trupin ne forme
  2. I ben mire zemres dhe mushkerive
  3. Ju ben mire per mendjen, pasi zhvillon te menduarit
  4. Ecja na ben me te vemendshem dhe te kujdesshem per natyren
  5. Çlodh nervat dhe na relakson
  6. Ndihmon ne tretjen e ushqimit, pasi keni ngrene nje vakt te bollshem
  7. Na ben me shume aktive dhe ve ne levizje muskujt
  8. Permireson tonin muskulor
  9. Eshte nje masazh i mire per kembet
  10. Limiton mundesite per t’u semurur
  11. Ul deri ne 30 % rrezikun e kancerit te zorres se trashe tek femrat!
  12. Ul rrezikun e disa llojeve te kancerit.
  13. Permireson ekuilibrin
  14. Shtohet prodhimi i endorfinave, duke ulur nivelin e stresit, tensionin, nervat, lodhjen dhe hutimin brenda 10 minutave
  15. Redukton kolesterolin e keq dhe rrit kolesterolin e mire
  16. Ndihmon te mbash nen kontroll diabetin
  17. Nuk kushton asgje.

Transformojeni shëtitjen e fundjavës në një shëtitje sportive dhe të shëndetshme. Eshte nje menyre e mire për të tonifikuar muskujt dhe jo vetem. Ndersa ecni, beni edhe ndonje ushtrim te thjeshte qe ju ndihmon te vini ne levizje muskujt. Alternoni ecjen me ushtrime. 

Duke ecur, kryeni hedhje mbi këmbë

  • Këmba e djathtë e shtrirë përpara, pastaj këmba e majtë (10 herë). Përshpejtojeni rënien (10 herë).
  • Këmba e djathtë e shtrirë anash, pastaj këmba e majtë (10 herë). Përshpejtojeni rënien (10 herë).

Në vend, bëni kërcime

  • Këmbët e tendosura dhe të shtrënguara (20 herë). Çdo pesë kërcime, bëni një kërcim të lartë zgjatës, me duart shtrirë nga qielli (4 herë).
  • Një këmbë e tendosur, tjetra e përthyer, hidhuni me një kërcim të vogël në njërën anë dhe pastaj nga ana tjetër (20 herë nga secila anë).

femra-moderne.com