E kemi admiruar Cameron-in prej së largu – tani shikoni pamjet e saj të bukura nga afër, duke vjedhur stilin e saj! Ja se si të keni një prerje, ngjyrë dhe stil si ky yll!
Prerja
Nëse aspironi për një prerje të shkurtër… optoni për një prerje deri në mjekër, me kënde anash dhe baluke të lëshuar në njërën anë.
Nëse po kërkoni stile flokësh të gjatë… mendoni për shkallëzime, shkallëzime, shkallëzime! Lërini gjatësitë e flokëve të kornizojnë fytyrën dhe të lëshuara andej këndej.
Ngjyra
Nëse mendoni se bjondet argëtohen më shumë… ruajeni ngjyrën të artë dhe të natyrshme. Cameron priret ndaj ngjyrave të çelëta, nga një ngjyrë bjonde e bardhë dhe reflekse të platinta.
Nëse nuancat brune ju përshtaten më shumë… optoni për një ngjyrë të kuqerremtë ose gështenjë mesatare me shumë reflekse nën dhe mbi – nëse dëshironi – të holla.
Aftësitë
Për një pamje të përditshme, që paraqet gjatësi të valëzuara… tharësja është mikja juaj më e mirë! Përgatitini flokët e njomë me një krem stilizues ose xhel, para se t’i thani, për të dhënë flokëve më shumë masë trupore.
Për një pamje mbrëmjeje, që paraqet flokë të lëmuar… aplikoni një krem antikaçurrelosës para se t’i sheshoni shkallëzimet me pjastër. Kalojini lehtas majat e flokëve lart, për efekt stili. femra-moderne.com