Te Kuptojme Ëndrrat

Ëndrrat janë sinjale të rëndësishme të shpirtit. Ato janë çelësi ynë për të njohur vetveten. Ato nxjerrin në pah talentet tona të fshehta. A mund t’ia mohojmë vetes këto talente të fshehta? Normale që jo! Atëherë e vetmja gjë që duhet të bëjmë është të rikujtojmë edhe një herë ëndrrën e parë dhe të mësojmë t’i kuptojmë.

Nëpërmjet ëndërrave një pjesë e mirë bëhen të vetëdijshëm për atë që duhet të bëjnë, disa të tjerë arrijnë të largojnë komplekset. Secili prej nesh mëson të shkojë më mirë mendimet dhe ndjenjat e veta, në këtë mënyrë çdonjëri prej nesh mëson ta kuptojë më mirë vetveten dhe në të njëjtën kohë njerëzit që e rrethojnë.

Ëndrrat janë transmetuese të rëndësishme të jetës tonë. Ato na japin informacione nga më të ndryshmet, përfshirë këtu edhe ndryshimet që duhet të bëjmë në të ardhmen. Ato arrijnë të na paralajmërojnë për një sëmundje, si dhe mënyrën për ta kuruar atë, gjithashtu mund të na bashkojë me një person tjetër, që të cilin nuk e kemi njohur akoma.

Ëndrrat të tregojnë edhe gjërat më të çuditshme që ndodhin në jetë, sado irreale të të duket. Ato nuk të marrin asnjëherë energji. Përkundrazi, ato të mbushin me energji, me energji pozitive.

Media po shkatërron fantazinë e fëmijëve tanë

Ëndrrat e frikshme
të japin kurajo

Normale që ëndrrat e frikshme nuk ka dëshirë askush t’i shohë. Megjithatë ato janë pjesë e ëndrrave. Shumë njerëz, për shkak të këtyre ënërrave, për pak kanë përfunduar në çmendinë.

Secili prej jush mund të pyesë veten: “Pse duhet të shoh ëndrra të frikshme pikërisht tani që dua të çlodhem”? Dikush mund të shohë një njeri që transformohet në një mostër, dikush tjetër sheh dikë të vdekur. Ëndrrat e këqija janë nga më të ndryshmet, por kur zgjohesh pastaj dhe sheh se e gjitha ishte një ëndërr, lehtësohesh, por ka raste që duhen edhe disa minuta për t’u qetësuar.

Shumë shkencëtarë kanë vërtetuar se këto ëndërra vijnë kryesisht nga makthe të fëmijërisë. Shumë fëmijë mendonin se në dhomën e tyre ndodhen monstra apo gjëra të tilla, të cilët pa dashje lënë gjurmë në jetën tonë.

Një arsye tjetër janë edhe problemet e kaluara gjatë gjithë jetës. “Po pse duhet të na kujtohet sërish ëndërra, kur nuk dua ta kujtoj më? Ajo që dua është thjesht ta harroj?” Diçka që ke kaluar më përpara dhe që të ka lënduar nuk harrohet lehtë, sado që ta dëshirosh, apo mos ta mendosh më. Ëndrra ta kujton dhe ta rikujton sërish ëndrrën derisa të mos ju bëjë më përshtypje dhe të nxirrni mësim nga ajo eksperiencë e hidhur.

https://femra-moderne.com/endrrat-mund-te-sherojne/

Ëndërr apo realitet?

Të gjitha problemet tona vijnë nga fjala “Maya”. Kjo fjalë hindu-budiste na shkakton ne evropianëve një problem. Ne nuk mund dhe nuk duam të kuptojmë që këto lidhje me botën tjetër janë thjesht iluzion. “Maya” do të thotë iluzion, hamendje, hile.

Ne duam dhe duhet të mësojmë të luftojmë kundër Mayas, ne duhet të mësojmë të lidhemi me të dhe të mësojmë hilet e saj, domethënë ta shohim ashtu siç është. Duhet të mësohemi një ditë edhe me vetminë. Në qoftë se e ke parë një herë në sy vetminë, ajo do të ndryshojë ngjyrat dhe cilësitë e saj; më pas ajo do të shijojë komplet ndryshe.

Ëndrrat me sy hapur

Figurat, ç’lidhje kanë ato me jetën tonë?

Që në kohët më të lashta njerëzit e dinin se ëndërrat ishin çelësi që të çonte tek porta e dijes. Gjatë ditës, duke qenë i rrethuar nga streset, njeriu dëshiron që t’i harrojë për pak kohë këto strese. Janë pikërisht ëndërrat ato që të bëjnë t’i kalosh këto strese. Me anë të ëndrrës, secili futet në botën që ai dëshiron, në botën e tij perfekte. Megjithatë çdo ëndërr e ka një kuptim të sajën, sado irreale të duket.

Këto ëndërra janë pikërisht si një lajmërues për diçka që do të ndodhë së shpejti. Po si mund të shkojmë sërish në atë botë ku çdo gjë për ne është perfekte? Kreativitet visual, kjo është pikërisht teknika e trajnimit të ëndrrave, që në të vërtetë është shumë e vjetër dhe që ka ecur në përpjestim të drejtë me njerëzimin, na ndihmon për të shkuar sërish në vendin tonë ideal.

Kur shihni një figurë të thjeshtë mund të mendoni se ajo nuk ka asnjë kuptim, por në të vërtetë ndodh e kundërta. “Një figurë tregon më shumë se njëmijë fjalë”. Kjo shprehje e ka ruajtur vërtetësinë e saj me kalimin e kohës. Kush nuk arrin të shohë gjë, as nuk i ndodh ndonjë gjë e çuditshme. Kujt nuk i ndodh diçka e çuditshme, nuk ndjen asgjë dhe kush nuk ndjen asgjë, mbetet i çuditur dhe në të njëjtën kohë i veçuar nga të tjerët. Memorja jonë e figurave është një nga pjesët më të çmuara të memories sonë. Këto figura që ndodhen në memorien tonë, tregojnë në të vërtetë jetën tonë reale të pasqyruar nga këto forma. Çdo gjë që kemi arritur, si fillim e kemi pasur hamendje, ose më saktë, një ëndërr.

Edhe diçka, për shembull, që duam të arrijmë në të ardhmen, si fillim është një ëndërr. Problemi i gjithësecilit është se nuk ka kohë të ëndërrojë. Është e nevojshme, që çdo njeri të ëndërrojë dhë të krijojë figurat e tij. Pa këto figura, jeta nuk do të kishte të njëjtat ngjyra si ato të figurës.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search