Ndërsa shiritat e kokës dhe kapëset e flokëve janë ende shumë në mode, lidhëset e flokëve në të vërtetë kanë fituar vendin e parë si aksesorë flokësh (jo vetem kete vere).

Pinterest zbuloi një rritje të madhe prej 6309% të kërkimeve me termin “lidhëse flokësh” në raportin e fundit, që do të thotë se ato janë rikthyer në një tendence të madhe për veren e vitit 2020. Pavarësisht se ato kanë qene aksesori ynë i preferuar që në shkollë fillore, duket se tani jane aksesori i preferuar i fashionistave.
Me gjeresi te ndryshme, me copa lloj-lloj, shikoni disa nga lidhëset më të bukura që mund t’i kombinoni me veshjet tuaja.






