Stilistet kanë bërë gjithçka gati për një vit gjithë stil
Së pari zgjidhni veshjet voluminoze për mbrëmjet tuaja. Kërkoni të bini në sy duke përdorur me bollëk taftën, pelhuren e mendafshte dhe te shndritshme, por edhe shifonin.
Transparetja është një tjetër stil i guximshëm, që stilistët e këshillojnë fort për verën e 2019.
“Matchy Matchy”, koordinimi i ngjyrave për veshjen tuaj nuk do të jetë kurrë më i lehtë se sa këtë vit. Dizajne apo ngjyra të njëjta të çantës me veshjen tuaj, janë një tjetër këshillë për këtë vit.
Ngjyra e ketij sezoni e ka bere te njohur vetveten bërë tashmë. Ajo do te ndricoje edhe me shume ditet tona. Kjo e verdhë rrezëllitëse, eshtë ajo që është parë në shumë prej pasarelave te stilisteve.
Gjithashtu ngjyrat neon plot dritë, të ndërthurura me të tjera dizajne janë një tjetër stil “in” për këtë vit.
Zgjidhni në look-un tuaj aksesorë si turbanë, apo kapele dhe shaje me këto printime. Do të përdoren gjithandej falë koleksioneve nga shumë shtëpi të modës.
Thekët nuk janë tashmë një trend anësor, përkundrazi do jene në qendër si ndër më kryesorët. Përqafojini dhe ju.
Burimi: Elle