Test: Fëmija e ëndrrave tuaja është djalë apo vajzë?

Fëmija e ëndrrave tuaja është djalë apo vajzë? Në mendjen e çdo gruaje jeton ajo që psikologët e quajnë “fëmija e ëndrrës”. Është fëmija e imagjinatës, që mban të ndezur në zemrën e femrave dëshirën për t’u bërë nënë.

Kur lind një fëmijë i vërtetë, venitet pak nga pak, por gjithsesi mbetet një gjurmë e tij dhe tregon nëse, para mbërritjes së një fëmije prej mishi, ekzistonte preferenca për një fëmiijë të një gjinie të përcaktuar. Zbuloni i kujt gjinie është i juaji.

Kur ishit e vogël, midis kukullave të pëlqenin më shumë…
A. Kukullat me pamje si bebe.
B. Kukullat që mund të kriheshin dhe visheshin si zonja.
C. Ju pëlqenin të dyja.

Mendoni se tridhjetë-vjeçarëve të sotëm u pëlqen ideja e të paturit një fëmijë…
A. Mashkull.
B. Të shëndetshëm.
C. Të zgjuar.

Çfarë moshe kishte (ka) “fëmija juaj e ëndrrave”, mbi të cilën fantazonit (ose fantazoni akoma)?
A. Jo më shumë se gjashtë muaj.
B. Tre-katër vjeç.
C. Ndonjëherë pak muaj, ndonjëherë ndonjë vit.

Do të përdornit fekondimin e asistuar, nëse do t’ju jepte sigurinë për të patur një djalë?
A. Ka mundësi që po.
B. Vetëm nëse do të kishit tashmë dy vajza.
C. Absolutisht jo.

A kishte emër fëmija e ëndrrës suaj?
A. Po, ia keni vënë që në momentin e parë.
B. Ia keni ndërruar disa herë.
C. Jo, nuk ka patur ndonjëherë.

Sipas mendimit tuaj, të kesh një djalë është bukur, sepse…
A. Kënaq babain e ri.
B. Ju mundëson të njihni një botë fëminore krejt të panjohur.
C. Sepse e ka vendosur fati.

Sipas mendimit tuaj, të kesh një vajzë është e bukur, sepse…
A. Nuk dini të thoni një arsye të saktë.
B. Ju mundëson të ripërjetoni fëmijërinë tuaj dhe ta rishihni veten fëmijë.
C. Të dy prindërit, për arsye të ndryshme, mund të mbështeten në një lidhje të privilegjuar me të.

Nga pikëpamja ekonomike, mendoni se është më angazhuese të keni një fëmijë…
A. Mashkull.
B. Femër.
C. Nuk mendoni se ka ndonjë ndryshim.

Normalisht, do ta vishnit një vajzë…
A. Me tuta, xhinse, atlete.
B. Me funde të vogla me kuadrate, fustanka me vija dhe këpucë balerinash të të gjitha ngjyrave.
C. Me gjykim të shëndoshë, sipas rastit.

Në përgjithësi, për të argëtuar një fëmijë (mashkull apo femër) ju pëlqen më shumë…
A. Të bëni lojëra lëvizëse (për shembull, luftë me jastëkë ose kukafshehti).
B. Të bisedoni ose të lexoni një përrallë.
C. Të luani me miell dhe ujë ose me ndërtuese.

Më shumë A: Mashkull

  • Fëmija mashkull është për ju i preferuari, kurorëzimi i vërtetë i ëndrrës së amësisë. Ndoshta e kushtëzuar nga paragjykimet kulturore, që s’zhduken lehtë, që duan meshkujt më të fortë dhe më të pavarur ose, ndoshta, e ndikuar nga preferenca e partnerit tuaj, keni idenë se një vajzë ju bën nënë, si të thuash, të kategorisë B.
  • Por ka akoma. Dëshira juaj është (ose ishte) të keni (kishit) vetëm fëmijë meshkuj: mundësia për të patur “çiftin”, që zakonisht tërheq shumicën e grave, juve nuk ju entuziazmon aspak. S’mbetet gjë tjetër veçse të shpresojmë që dëshira juaj të realizohet ose të jetë realizuar tashmë.

Më shumë B: Femër

  • Shpërfillëse ndaj paragjykimeve sipas të cilave është më mirë, për një sërë arsyesh, të kesh fëmijë meshkuj, keni në zemër dëshirën (ndoshta tashmë të realizuar) për të qenë nëna e një vajze. Sigurisht, ndoshta ju pëlqen proverbi i vjetër, kushedi pse jo shumë i përhapur, që thotë: me fat do të jetë ajo nuse, që për herë të parë do të lindë një vajzë”: në fakt, në këtë është grumbulluar ndjenja juaj.
  • Ndoshta te vajza ju shihni mundësinë tuaj për ta riparë veten sërish vajzë të vogël, ëndrrat tuaja, shpresat, ose mendoni se mund të jeni një nënë më e mirë me një fëmijë që ka ngjashmëri më të shumta me ju. Kjo s’do të thotë se nuk do të ishe (ose nuk je) e lumtur të kishe një djalë: dëshira juaj për të patur një vajzë, nuk nënkupton refuzimin e lindjes së një fëmije mashkull.

Më shumë C: Njëri ose tjetri

  • Nuk i ke dhënë asnjëherë rëndësi gjinisë së fëmijës, dhe as në zemrën tuaj nuk ka ndonjë preference të veçantë. Për ju, fëmija më e mirë, dhurata më e bukur që mund t’ju bëjë jeta, është fëmija që do t’ju caktojë fati (ose që ju ka caktuar): madje e konsideroni fyese mundësinë se mund të ndjeheni e zhgënjyer nëse lind një vajzë në vend të një mashkulli dhe e kundërta.
  • Nëse do t’ju jepej mundësia për ta vendosur gjininë e fëmijës tuaj në tryezë bisedimesh, do ta refuzonit me vendosmëri: shpresat tuaja kundrejt një fëmijë që duhet të lindë, përqëndrohen vetëm në shëndetin e tij.
  • Ekuilibri juaj ju bën një grua të lindur për t’u bërë nënë. Te ju ekziston vetëm dëshira për t’u përkujdesur për dikë, jo në bazë të karakteristikave të tij, por në bazë të nevojshmërisë së tij për përkujdesje.

femra-moderne.com