Thënie për Mësuesit

Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë  – Konfuci

https://www.facebook.com/Revistafemramoderne2/photos/a.295677923785305.77256.159528830733549/1802268779792871/?type=3&theater

Një mësues i mirë është si një qiri: Ai konsumon vetveten për t`ua ndriçuar rrugën të tjerëve. – Anonime

Shkolla vlen aq sa vlen arsimtari i saj – Fridrih Adolf Vilhelm Disterveg

Mësuesi mediokër flet. Mësuesi i mirë shpjegon. Mësuesi superior demonstron. Mësuesi i madh frymëzon. -William A. Ward

Mësuesi prek përjetësinë. Kurrë nuk mund të thuhet se ku përfundon influenca e tij. – Henry Adams

Mësuesi duhet të jetë profet dhe portier i mbretërisë të së vërtetës hyjnore. – John Dewey

Arti më i lartë i mësuesit është të zgjojë gëzim në shprehje kreative dhe njohuri. – Albert Ajnshtajn

Ëndrra  fillon  me  një  mësues  i  cili  beson  në ju, i  cili  ju  shtyn  dhe  ju shpie në një plato tjetër, nganjëherë  ju  ngacmon  me  një  shkop  të  mprehtë  të  quajtur   ‘e vërteta‘.– Dan Rathe

Ai njeri që i bën të lehta gjërat e vështira, është vetëm mësuesi. – Ralph Waldo Emerson

Mësuesi  është përhapësi i dritës. – Luigj Gurakuqi

Mësimdhënia është profesioni ndoshta më i cmuar, më i dobishëm për bashkësinë dhe ka ndikim më të madh në lumturinë e përbashkët.  – Etiene Cabe

Secila fjalë që flet mësuesi duhet të jetë mësim; secili hap që bën ai duhet të jetë shembull i mirë. – Jean-Baptiste de La Salle

Kur ju mësoni birin tuaj, ju mësoni djalin e djalit tuaj. – Talmudi

Mësuesit më të mirë mësojnë nga zemra e jo nga libri. – Anonime

Mësuesi duhet të ketë autoritet maksimal dhe fuqi minimale. – Tomas Szaz

Kush guxon të japë mësim, kurrë nuk duhet të pushojë së mësuari. – John Cotton  Dana

Mësuesi është ai që të hap derën, në të cilën ti  duhet të hysh vet. – Kineze

Mësues është ai që bën të zhvillohen dy ide aty ku më parë zhvillohej vetëm një. – Albert Ajnshtajn

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search