Thoi i gishtit te kembes ju ka hyrë në mish? Mos u beni merak, eshte nje shqetesim qe i prek gati te gjithe njerezit, por qe ndonjehere behen shume te dhimbshme.
Thoi i hyrë në mish mund të ndodhë në çdo gisht, por janë më të zakonshme ne gishtin e madh. Ato zakonisht zhvillohet kur këpucët jane shume te ngushta, ose kur thonjte jane vene ne shumë presion. Edhe prerja e gabuar e thoit mund të çojë gjithashtu në rrezikun e zhvillimit të një thoi te hyrë në mish. Shkaqe të tjera janë: infeksionet fungale, dëmtimet, anomalitë në strukturën e këmbës, ndikimi i përsëritur gjate ushtrimeve aerobike në thonj.
Nëse thoi i gishtit te kembes ju ka hyrë në mish, futeni këmbën në ujë të ngrohtë, për ta zbutur. Thajeni duke e tamponuar dhe aplikoni një pomadë me antibiotik eritromicinë, aureomicinë ose gentamicinë. Mirë do të ishte të shkonit te mjeku specialist që ai të mund ta presë në mënyrën e duhur. Ndërkohë, për ta mbajtur thoin të ngritur dhe për të zbutur presionin mbi gishtin, mund të futni me shumë delikatesë një shuk të hollë pambuku steril poshtë anësoreve, duke shmangur këpucët e ngushta dhe takat shumë të larta.
Nje keshille me shume:
Gjate diteve te para kur shfaqet shqetesimi, provoni te beni dush kembesh ne uje me betadine, pasi ndihmon shume ne lehtesimin e simptomave. Nderkohe qe njerezit me diabet kane nje risk me te larte per te zhvilluar infeksion, prandaj u sugjerohet te marrin mjekim me profesional.
femra-moderne.com