Tiramisu e bërë në shtëpi

Mund ta beni vete nje tiramisu ne shtepi. Mjafton te ndiqni hapat e thjeshte qe do ju ndihmojne.

Me siguri qe tiramisù- ja èshte nje nga embelsirat me te shijshme italiane. Nje embelsire qe eshte e njohur ne te gjithe botes, fale butesise se maskarpones dhe shijes se pakrahasueshme te kafese.

Përbërësit për 6 persona:

  • 500 g djathë i lyrshëm i butë (filadelfia)
  • 50 g sheqer
  • 5 të verdha veze
  • 150 g verë e bardhë
  • 5 filxhanë kafeje
  • 500 g pandispanjë (në alternativë biskota të llojit savoiardi),
  • kakao e hidhur

Përgatitja:

  • Në një tas hidhni të verdhat e vezëve me sheqerin, rrihini derisa të bëhen si shkumë e bardhë, hidhni verën dhe shtoni djathin, duke vazhduar rrahjen.
  • Vendoseni pandispanjën (ose biskotat) në një pjatë të thellë dhe mbusheni me kafenë pa sheqer.
  • Vendoseni  në një pjatë të sheshtë, formoni një shtresë me gjysmën e pandispanjës me kafenë, shtypeni për ta bërë kompakte dhe mbulojeni me gjysmën e kremit të djathit.
  • Në fund formoni një shtresë të dytë pandispanje dhe mbulojeni me kremin e mbetur.
  • Pluhuroseni sipërfaqen me kakaon dhe lëreni në frigorifer për një orë.

Kur ta beni kete recete, na tregoni ne koment se si ju doli…

femra-moderne.com