Torte me akullore dhe biskota savoiardi

Per te shijuar nje embelsire te fresket gjate ketyre diteve te nxehta verore, po ju tregojme nje recete te shijshme, terheqese dhe shume te thjeshte per ta pergatitur

taste.com.au

Perberesit:

  • 1 pako e gjysme me biskota savoiardi (250 grameshe)
  • 1.8 litra akullore me fruta pylli
  • 1 liter akullore me vanilje
    1 filxhan fruta pylli te ngrira (te shkrira dhe te grira)
  • Fruta pylli te fresketa per dekor
  • Cokollata Raffaello per dekor
  • Sheqer pluhur per dekor

Menyra e pergatitjes

  • Merrni nje tave embelsirash rrumbullake me baze 22cm dhe shtroni poshte biskotat savoiardi. 20 biskota shkurtojini vetem ne njeren ane rreth 5mm dhe vendosini rreth e rrotull taves. (Copat e vogla qe ju mbeten vendosini ne bazen e taves, duke mbushur boshlleqet qe mund te kene mbetur).

Kujdes! Akullorja duhet te jete e bute, por jo e shkrire.

  • Merrni akulloren me fruta pylli dhe shtroni gjysmen mbi biskota. Lemojeni siperfaqen.
  • Merrni akulloren me vanilje, shtoni ne te frutat e pyllir te ngrira (nese doni mund te shtoni disa cokollata Raffaello te grira). Perzienini. Vendoseni akulloren me vanilje dhe fruta siper akullores me fruta pylli. Lemojeni siperfaqen. Shtoni gjysmen e akullores se pare. Lemoni siperfaqen. Mbullojeni me qese me pas me leter alumini. Mbajeni ne ngrirje gjithe naten.
  • Para se ta sherbeni, nxirreni torten qe te qendroje ne temperature dhome per 5 minuta. Nxirreni nga forma dhe vendoseni ne nje pjatance. Dekorojeni me fruta te fresketa dhe cokollata Raffaello. Ne fund pudroseni lehtesisht me sheqer pluhur.

femra-moderne.com