Ujërat Termale Të Shqipërisë – Për Shërimin E Çdo Sëmundjeje
Shqipëria është e bekuar me të gjitha thesaret që natyra mund të ofrojë. Vargmale të larta e të hijshëm, lumenj të kulluar plot bukuri, bregdet të mrekullueshëm e çdo gjë tjetër që natyra me bujarinë e saj i jep njerëzimit. Janë burimet fantastike të ujërave termale, krejtësisht natyrale dhe të pasura me veti të panumërta shëruese për çdo sëmundje.
Një mundësi e artë për turizëm shëndetësor, me një potencial të jashtëzakonshëm kurativ e mbi të gjitha përthithës i turistëve të huaj. Një term, ende i panjohur për shqiptarët, megjithëse është mënyra më e mirë për të mbajtur trupin e shëndetshëm, për të kuruar njëkohësisht probleme të ndryshme shëndetësore e për të shijuar bukuritë që natyra i ka falur vendit tonë gjithashtu. Të pasura me sulfat dhe lëndë minerale, ato kanë efekte kurative të reumatizmës, lëkurës dhe sistemit nervor.
Llixhat e Elbasanit, nga periudha romake në ditët e sotme
Llixhat e Elbasanit janë ndër më të njohurat në vend. Kjo pasi, është ndër të vetmet qendra e cila prej dekadash me rradhë ka shfrytëzuar ujërat termale pranë saj ku po zhvillohet në mënyrë të mirëfilltë turizmi shëndetësor.
- Llixhat e Elbasanit janë burime të njohura dhe të përdorura që nga koha e periudhës romake.
- Llixhat e Elbasani përmbajnë ujëra sulfurore shumë të nxehta, të cilat krijohen në thellësi rreth 13000 metra nga sipërfaqja e tokës, në presion dhe temperatura të larta, si rezultat i bashkimit të oksigjenit me hidrogjenin dhe lëndë të tjera kimike.
- Të shtyra nga presioni i lartë i gazrave, dalin në sipërfaqe nëpërmjet të çarave të shkëmbinjve.
- Analizat e ujërave të këtyre burimeve janë kryer në mënyrë të specializuar nga ana e inxhinierëve çekë, të cilët kanë evidentuar vlera të larta terapeutike.
- Këtu trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të frymëmarrjes, sistemit nervor, të lëkurës, stomakut, etj. Llixhat e Elbasanit kanë edhe vlera kozmetike.
Banjat e Hapura të Bënjës së Përmetit
Specialistët i konsiderojnë si më të mirat në Evropë.
- Burimet e ujërave termale të Bënjës, apo sic quhen ndryshe Banjat e Bënjës, gjenden 14 kilometra larg qytetit jugor të Përmetit në komunën Petran, vetëm 3 kilometra larg nga vendi ku lumi Vjosa bashkohet me përroin e Lëngaricës.
- E veçanta e tyre është se këto janë burime të hapura në natyrë.
- Temperatura e këtyre ujërave është, 26 32 gradë celius.
- Katër burime që përdoren për sëmundjet kronike të reumatizmave (artikulare), një burim për sëmundjet e stomakut dhe një burim për sëmundjet e lëkurës.
- Njëri prej burimeve shërben edhe për trajtimin e sëmundjeve të stomakut, ndërsa një tjetër për trajtime të lëkurës. Trajtime të tjera janë për sëmundjet kronike të remautizmës.
- Temperatura e ujërave varion 2632°C.
- Ujërat me bazë sulfurorë kanë efekte shumë të larta kuruese.
Ujërat Termale të Leskovikut
Njihen ndryshe si burimet e Vronomeros. Gjenden 10 kilometra në jug të qytetit të vogël të Leskovikut.
- Janë burime termale të pasura me kripëra të ndryshme, të cilat trajtojnë disa lloje sëmundjesh.
- Temperatura e ujërave është nga 29 40 gradë C. Edhe këtu është ngritur një qendër që ofron akomodimm, asistencë mjekësore si dhe shërbim hotelerie.
Llixhat e Peshkopisë
Këto llixha burojnë nga formacionet e gipseve të malit të Korabit.
- Janë dy burime sulfurore me temperaturë 35 43,5 gradë celsius dhe me një prurje prej 14 litra për sekondë. Ato kanë përmbajtje kaliumi dhe sulfatesh.
- Efektet e tyre janë fantastike lidhen me sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes: si azma bronkiale, bronshite, reamautizmën, diabetin, sëmundjet e lëkurës dhe probleme gjinekologjike.
Burimet Termale të Bilajt
Këto burime gjenden në rrugën nacionale Vorë Fushë Krujë në fshatin Bilaj, pranë urës së Gjolës.
- Jjanë burimet më të afërta me Tiranën. Burimet e këtyre ujërave termalë dalin nga depozitimet e luginës së Ishmit.
- Këto burime janë të pasura me lëndë minerale si kalçium, kripëra, kalium, hekur, magnez etj. Temperatura e ujërave është 55 gradë celsius.
- Falë këtyre ujrave mund të kurohen probleme të remautizmës, lëkurës dhe sistemit nervor.
Periudha më e mirë për frekuentimin e llixhave lidhet me vendndodhjen e tyre
- Dy stinët më të rekomanduara janë stina e pranverës dhe e vjeshtës, por nuk përjashtohet edhe stina e dimrit dhe ajo verës. Kjo e fundit është më pak e rekomanduar për shkak të rritjes së temperaturave.
- Duke qenë se sëmundjet që i nënshtrohen këtij lloj mjekimi janë të përcaktuara duhet të këshilloheni me mjekun se cilën llixhë duhet të frekuentoni.
- Pasi mësuat të gjitha të mirat që përfiton trupi, shëndeti por edhe qetësia shpirtërore gjithashtu, është koha të merrni në konsideratë turizmin shëndetësor dhe të shfrytëzoni burimet e pafundme të ujërave termale të vendit tonë.
Burimi: AgroWeb.org