Ushqimet me te mira per te luftuar stresin

Frutat e thata janë aleatet më të mira kundër stresit

Kur jeni të stresuar është e rëndësishme që t`i kushtoni vëmendje edhe gjërave që hani. Në këtë mënyrë mund ta kaloni më shpejt këtë emocion negativ

Mësoni për disa nga ushqimet më të mira që ulin nivelet e stresit, të cilat nuk duhet të mungojnë në dietën e përditshme.

Frutat e thata janë aleatet më të mira kundër stresit

Bajame, arra dhe lajthi: këto fruta janë të pasura me vitaminë B. Vitamina B lëshon serotoninën në tru, një neurotransmetues i rëndësishëm që ndihmon për të nxitur komunikimin midis neuroneve. Çdo ditë ju mund të konsumoni 2 arra, 2 bajame dhe 5 lajthi.

Kos natyral, një qetësues kundër stresit

Kosi është shumë i mirë edhe për sistemin nervor për shkak se ai është i pasur me proteina që nxisin sintetizimin e tripofanit. Ky aminoacid ndihmon në rregullimin e niveleve të serotoninës. Probiotikët ndihmojnë për të zvogëluar çdo lloj inflamacioni dhe rregullojnë procesin e tretjes dhe tranzitin e zorrëve, të cilat kanë tendencën që të ndryshojnë në rast të stresit.

Kos me banane, copa bajamesh dhe therrime cokollate

Banane, me veti antistres

Bananet jane ideale edhe për të luftuar ankthin e përditshëm që na prek zakonisht. Banania është e pasur me vitaminë A dhe vitaminë B, të cilat favorizojnë ekuilibrin e shumë neurotransmetuesve që ndikojnë në gjendjen shpirtërore, të tilla si serotonina.

Salmoni, një ushqim i shijshëm që ju ndihmon të zvogëloni nivelin e stresit

Ideale do të ishte të konsumoni salmon, ose ndonjë lloj tjetër të peshkut blu, të tilla si sardelet, dy ose tri herë në javë. Sipas disa studimeve, ky lloj peshku i pasur me acidet yndyrore Omega 3 mund të zvogëlojë deri në 20%  nivelet e stresit.

fermamoderne.al

Start typing and press Enter to search