Kur shkojmë në supermarket shohim pafund lloje vajërash gatimi. Por në gjithë këto vajëra, është një që edhe pse nuk e blejmë kurrë për të gatuar, ne e hamë pothuajse përditë. Ndodhet në një sërë ushqimesh, përfshirë: bukën, djathrat, çokollatën, margarinën, picat etj. Por mënyra si ai prodhohet, është e dëmshme për njerëzit, për ajrin që thithim dhe për botën e gjallë.
Vaji i palmës përdoret në shumë ushqime, ndonjëherë në sasi të mëdha. Në fakt, sipas disa vlerësimeve, ndodhet pothuajse në gjysmën e produkteve të supermarketit. Arsyeja pse mund të mos keni dëgjuar për të, është se për shumë vite është fshehur me emra të ndryshëm. Një urdhër i Bashkimit Evropian në 2014-ën, detyroi prodhuesit të tregonin kur përdorej në ushqime, por këto rregulla vazhdojnë të mos zbatohen në kozmetikë. Kështu që ju mund të mos e kuptoni që ai ndodhet në çdo produkt, nga shampoja deri te buzëkuqi.
Arsyeja pse vaji i palmës është kaq i famshëm për prodhuesit, është sepse cilësia e tij e bën një përbërës të papërpunuar të domosdoshëm. Ai është gjithashtu i lirë për t’u prodhuar. Vaji i palmës prodhohet nga palma të rritura në zona të ulëta, me lagështi dhe klimë tropikale. Ato rriten në pyje tropikale, që janë shtëpi për kafshë si orangutanët dhe së bashku me prerjet dhe gjuetinë, shpyllëzimi i shkaktuar nga prodhimi i vajit të palmës ka bërë që disa lloje kafshësh të hyjnë në listën e specieve në rrezik zhdukjeje. Dhe nuk janë vetëm kafshët në rrezik. Në 2016-ën Amnistia Ndërkombëtare akuzoi industrinë për përdorim të fëmijëve për prodhimin e vajit të palmës.
Prodhimi i vajit të palmës ishte gjithashtu një nga faktorët që fshihej pas zjarreve në pyje në 2015-ën, të cilët shkaktuan një ndotje të madhe të ajrit, shpyllëzim dhe ndikuan në ndryshimin e klimës.
Kur bëhet fjalë për vajrat e gatimit, vaji i palmës zakonisht konsiderohet si më i dëmshmi nga opsionet – si për arsye shëndetësore, ashtu edhe për arsye mjedisore.
Vaji i palmës ka një përmbajtje të lartë yndyrnash të ngopura, që mund të jetë e dëmshme për shëndetin kardiovaskular. Sidoqoftë, një studim zbuloi se, kur konsumohet si pjesë e një diete të ekuilibruar, “Vaji i palmës nuk ka rrezik shtesë për sëmundje kardiovaskulare.”
Pse vaji i palmes eshte me i perdoruri ne rang boteror
Dominimi në botë i vajit të palmës është rezultat i pesë faktorëve:
- së pari, ai ka zëvendësuar më pak yndyrna të shëndetshme në ushqime.
- Së dyti, prodhuesit kanë shtyrë të mbajnë çmimin e tij të ulët.
- Së treti, ai ka zëvendësuar vajra më të shtrenjtë në produktet shtëpiake dhe ato të kujdesit personal.
- Së katërti, përsëri sepse është i lirë, është adoptuar gjerësisht si vaj gatimi në vendet aziatike.
- Më në fund, pasi ato vende aziatike janë pasuruar, ata kanë filluar të konsumojnë më shumë yndyrë, shumë prej tyre në formën e vajit të palmës.
Cfare duhet te bejme?
Mos e përdorni më vajin e palmës dhe produktet qe kane ne permbajtje vaj palme. Edhe pse nuk po kërkohet bojkot, pasi vaji i palmës ka më pak pesticide se alternativat e tjera, si dhe është burim të ardhurash për shumë njerëz, reduktimi i perdorimit te saj do ishte nje zgjidhje e mire. Industria premtoi se do të prodhonte vaj pa dëmtuar pyjet, njerëzit dhe gjënë e gjallë, por sot shumë thonë që industria nuk i ka mbajtur premtimet. Nëse nuk ndryshon mënyra si prodhohet, dëmi nga vaji i palmës do të vazhdojë.