Duke qene Vitamina E ne permbajtje te vajit te ullirit eshte shume e larte dhe cilesore, ben qe ky produkt te jete shume i mire per problemet e lekures.
Vaji i ullirit ka një nivel aciditeti të përputhshëm me indin e lëkurës dhe atë dhjamor.
- Çmueshmëria qe ka vaji i ullirit i detyrohet asaj pjese që ekspertët e sektorit e quajnë “fraksioni i pasaponizueshëm”. Kjo do të thotë se, falë substancave përbërëse, vaji nuk priret të transformohet, si yndyrnat e tjera bimore, në sapun.
- Vaji i ullirit përmban vitaminë E dhe përbërës të tjerë që marrin pjesë në prodhimin e kolagjenit dhe, duke stimuluar fibroblastet të prodhojnë më tepër, mbron lëkurën nga plakja dhe plasaritjet. Përveç kësaj, kjo vitaminë rregullon tepritë e melaninës, duke parandaluar edhe njollat e pleqërisë.
- Vaji i ullirit përmban gjithashtu karotenoide që, pasi përthithen nga organizmi, transformohen në retinol, neutralizues i fuqishëm i radikaleve të lira.
-
Vaji përbëhet edhe nga fitormonet, që ushtrojnë një veprim qetësues dhe zbutës.
- Së fundi, skualeni, një hidrokarbur që i mundëson vajit të depërtojë në thellësi të lëkurës, duke rindërtuar shtresën hidrolipidike.
Vetitë e vitaminës E
- Bën pjesë në familjen e antioksiduesve, e tretshme në yndyrna, përfshin dy klasa përbërësisht: tokoferolët dhe tokotrienolët.
- Zinxhiri kimik i veçantë që shquan tokotrienolët i bën elementë me veti të rëndësishme biologjike.
- Vitamina E përdoret në industrinë kozmetike prej kohësh, falë vetive të saj antioksiduese, thelbësore për mbrojtjen e lëkurës nga dëmet oksiduese të shkaktuara nga radikalet e lira.
- Tokotrienolët janë të pasura me aftësi parandaluese dhe kurative.
https://femra-moderne.com/vaji-ullirit-pse-ben-mire/
Vlerat e vitamines E
- Antioksiduese. Lidhja midis plakjes së lëkurës dhe dëmeve oksiduese të radikaleve të lira.
- Grumbullohet në lëkurë. Lëkura i thith në mënyrë të drejtpërdrejtë toko-trienolët, duke i lejuar të depërtojnë me lehtësi. Për këtë arsye, aftësia e grumbullimit në shtresën brinore është shumë treguese, sepse ngjashmëria e kësaj substance me membranat qelizore është e dukshme.
- Fotombrojtëse. Efekti antioksidues i kësaj vitamine krijon një mbrojtje efikase kundër rrezeve Uv. Këto rreze mbahen si një nga shkaqet parësore të plakjes së përkohshme të lëkurës.
- Konservuese. Veprimtaria e lartë antioksiduese mundëson edhe ruajtjen e ushqimeve dhe aromave nga proçese që mund t’u alterojnë përbërjen.
- Kuruese për flokët. Substancat e ndodhura në vitaminën E janë shumë të mira për përgatitjen e produkteve të bukurisë dhe kujdesjes së flokëve, sepse nga njëra anë i mbrojnë nga veprimet e dëmshme të diellit dhe nga ana tjetër stimulojnë rritjen e tyre.
Vaji i ullirit ne bukuri
- Vaji i ullirit eshte shume i mire per te hidratuar duart dhe thembrat.
- Nese i keni thonjte e dobet, keshillohet t’i zhysni ne nje tas me vaj ulliri.
- Mund ta perdorni si maske per floket e demtuar. Perzieni 1-2 banane te pjekura me 2 luge vaj ulliri dhe 2-3 luge kos. Pasi ti grini ne mikser, lagni floket dhe aplikojeni masken nga rrenja tek majat. Mbajeni 30 minuta pastaj shpelajeni dhe lani koken si rregullisht.
- Maske per te gjitha llojet e fytyres. Rrihni 1 veze, bashkoni 1 luge mjalte dhe 1 luge vaj ulliri. Aplikojeni ne fytyren e pastruar dhe mbajeni per 15 minuta.