Vezë e zier ne veshje domateje

Me vezë mund te gatuash te tre vaktet. Na furnizon me një sasi të madhe proteinash që përmbajnë të gjitha aminoacidet e nevojshme për qeniet njerëzore përveç vitaminave dhe mineraleve. E verdha e vezës përmban proteina me vlerë të madhe biologjike, aminoacide thelbësore, yndyra, fosfor, hekur, kalcium, zink, koline, selen, magnez, vitamina A, B1, D, E. Duke konsideruar faktin që janë shumë të ushqyeshme, të shijshme, praktike, lehtësisht të gatueshme, kanë edhe një të mirë tjetër: nuk kushtojnë shtrenjtë. Ja nje recete te kendshme…

Përgatitja: 15 minuta
Gatimi: 10 minuta
Përbërësit për 4 persona: 4 domate; 4 vezë të mëdha; 3 lugë gjelle thërrime buke të grirë; 12 ullinj të zinj; 1 thelpi hudhre; 2 fije majdanoz me gjethe te mëdha; kripë; piper.

vezet

  • Parangroheni furrën në 190oC. Prituni nga një kapele domateve. Hiquni tulin dhe farat. Kthejini për 10 minuta mbi një pjatë, që të humbasin lëngun.
  • Hiquni farat ullinjve, shkëpusni gjethet e majdanozit, qëroni hudhrën. Grijini imët këto përbërës dhe përziejini me thërrimet e bukës, spërkatni me to pjesën e brendshme të domateve. Thyeni vezët dhe hidhini me kujdes nëpër domate.
  • Vendosini domatet në tavë. Piqini për 10 minuta, derisa e bardha të mpikset dhe e verdha të jetë akoma e lëngshme. Kriposini, piperosini. Shërbejini.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search