Salmon i zier në avull me aroma ekzotike

Peshku salmon përmban proteina të vogla, të cilat quhen peptide bioaktive, në veçanti njërën, kalcitoninën, e cila përfocon eshtrat. Eshtë shumë i pasur me acide  të dobishme yndyrore si omega 3, duke ndikuar pozitivisht në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut. Përmban sasi të lartë të vitaminës D, duke u bërë një ushqim që ndihmon në forcimin e sistemit imunitar. Salmoni na ndihmon të jemi të qetë dhe të flemë, pasi përmban triptofan, i cili konsiderohet si një nga qetësuesit më të mirë natyrorë. Dhe për më tepër, mund të gatuhet në qindra mënyra, është shumë i shijshëm dhe  është shumë i lehtë për tu përgatitur.

Përgatitja: 15 minuta
Gatimi: 10 minuta
Përbërësit për 4 persona: 4 fileto salmoni nga 150 g; 1 limon jeshil; 1 tufë korianderi; 2 lugë gjelle salcë soje; 6 lugë gjelle vaj ulliri; 1 lugë kafeje curry

salmon4

  • Grini hollë me rende, mbi një pjatë të thellë, lëkurën e limonit. Shtoni gjethet e korianderit të grira hollë.
  • Në një pjatë të thellë, përzieni salcën e sojës me lëngun e limonit dhe 1 lugë gjelle vaj ulliri. Kaloni filetot e salmonit në këtë përgatitje, rrotullojini në përgatitjen lëkurë limoni-koriander. Mbështilleni secilën fileto me qese ushqimore. Ziejini për 10 minuta në shportën e një tenxhereje me avull.
  • Në një tas, përzieni pjesën e mbetur të vajit me curry-n.
  • Hiqni me kujdes qesen ushqimore që mbështjell çdo fileto. Vendosini nëpër pjata servirjeje, pastaj spërkatini me vajin e parfumosur me curry. Shërbejini menjëherë me oriz kokërr-gjatë.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search