Vjeshta mbretëron në Korçë (FOTO)

Vjeshta mbretëron në Korçë

Falë një investimi madhor të realizuar 3 vjet më parë, Parku i Korçës është shndërruar në një park model me standarde europiane. Me rehabilitimin e këtij parku, Bashkia e Korçës e ka shndërruar këtë pjesë të gjelbër të qytetit, në një hapësirë në funksion të qytetarëve.

Në këto foto, parku i Korçës vjen nën pushtetin e vjeshtës, në një mbrëmje nëntori.

Parku “Rinia” në Korçë, me një shtrirje prej 100 mijë metrash katror, është i veçantë sa i përket shumëllojshmërisë së drurëve dhe bimësisë. Është krijuar 60 vjet më parë për të qenë mushkëria e Korçës në veriperëndim të qytetit dhe frekuentohet nga dhjetëra qytetarë të moshave të ndryshme.

Në fundjavë ai është edhe më i populluar nga shëtitjet e familjarëve, turistëve dhe aktivitetet sportive të të rinjve.

Burimi: ATA

femra-moderne.com