Vlerat shëndetësore të shpargut

Historianët francezë thonë që Mbreti Luis XIV ishte i marrosur pas shpargut. Ai urdhëroi ndërtimin e serave të veçanta në kopshtet e Versajës për të rritur shpargun. Kjo perime u bë shumë e preferuar në kuzhinën Franceze të shoqërisë së lartë. Shpesh ai u quajt “Mbreti i Perimeve” ndonëse pseudonimi më i saktë do të ishte “Perimja e Mbretërve”.

  • Shpargu është një perime me pak kalori dhe shumë fibra. Në 100 gramë shparguj gjenden 20 kalori.
  • Shpargujt e freskët janë një burim i pasur antioksidantësh siç janë: luteina, zea-ksanthina, karoten dhe kripto ksanthina. Së bashku këto përbërës flavonoidë ndihmojnë në largimin e radikaleve të lira nga organizmi.
  • Shpargujt e freskët janë një burim i pasur folati. Në 100 gramë shparguj gjenden 14% të dozës së rekomanduar ditore të acidit folik. Studimet shkencore kanë treguar që konsumimi i rregullt i folatit gjatë periudhës para shtatzanisë dhe deri në fazat e para të saj parandalon defektet tek fëmijët e sapolindur.

Related image

  • Kërcenjtë janë të pasur me vitaminat komplekse të grupit B, që janë thelbësore për funksionet e metabolizmit dhe enzimat e qelizave.
  • Shpargujt e freskët përmbajnë edhe vitamina të tjera antioksidante siç janë: vitamina C, vitamina A dhe vitamina E. Konsumimi i rregullt i ushqimeve të pasura me këto vitamina ndihmon trupin të zhvillojë rezistencë të fortë kundër infeksioneve dhe radikaleve të lira.
  • Shpargujt janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminës K. 100 gramë shparguj përmbajnë 35% të dozës së rekomanduar ditore.
  • Vitamina K luan një rol të rëndësishëm për shëndetin e kockave. Ato gjithashtu kufizojnë dëmet e neuroneve në tru dhe kanë një rol thelbësor në trajtimet e pacientëve që vuajnë nga sëmundja e Alzheimer.

Librat e vjetër thonë që Egjiptianët dhe Romakët e lashtë kanë qenë gjithashtu të magjepsur pas shpargut. Perandori August ngarkoi një ushtri të tërë për të korrur kërcenjtë e shijshëm.

  1. Ndihmon ne zhvillimin e fetusit
  2. Ul rrezikun e depresionit
  3. Ndihmon ne qetesimin e simptomave pre-mesnstruale
  4. Perkujdesje per zemren
  5. Ndihmon tretjen
  6. Rrit fertilitetin
  7. Lufton tumore te ndryshme
  8. Parandalon osteoporozen
  9. Ruan normat e nivelet te sheqerit ne gjak
  10. Burim proteinash

 

Receta gatimi me shparguj

Start typing and press Enter to search