Uria ne mes te nates: 5 arsye shendetesore qe e shkaktojne

Arsyet përse uria bëhet më e fortë gjatë natës janë të ndryshme, por sipas ekspertëve është një nga faktorët që nxit edhe shtimin në peshë. Nëse ju merr shpesh uria gjatë natës, duhet patjetër të ndryshoni regjimin e ushqimit gjatë ditës, pasi dëmtoni shëndetin tuaj.

1. Sindroma e ushqyerjes gjatë natës

Kjo sindromë ka të bëjë me nivelet e ulëta të urisë gjatë mëngjesit dhe tepër të larta në mbrëmje. Ajo shoqërohet edhe me vështirësi në fjetje sepse ushqyerja e rëndë gjatë natës prish gjumin.

2. Nivelet e sheqerit në gjak

Kur niveli i glukozës në gjak është i ulët, njeriu ndihet i acaruar dhe në ankth. Rrahjet e zemrës janë të çrregullta dhe uria është e madhe. Nivelet e ulëta të glukozës gjatë natës mund të ndikohen edhe nga aktiviteti i tepruar fizik gjatë ditës. Luhatja e niveleve të sheqerit në gjak nxitet më së shumti nga konsumi i karbohidrateve të thjeshta siç është mielli i bardhë dhe sheqeri.

3. Luhatjet e humorit

Uria dhe ndjesia e ngopjes rregullohen falë disa hormoneve të ndryshme, ekuilibrat e të cilave prishen si pasojë e problemeve psikologjikem si stresi, mungesa e gjumit e të tjerë. Këto probleme më pas nxisin nevojën e paarsyeshme për sheqer, yndyrna dhe kripë. Uria e tepruar mund të shkaktohet edhe nga ankthi, depresioni apo frustrimi.

4. Ushqyerja e crregullt

Nëse i përmbaheni orareve të rregullta të ngrënies gjatë ditës, do të jeni më pak të uritur gjatë natës. Niseni ditën me një mëngjes të bollshëm, fruta në mes vakteve, dhe në darkë të konsumoni një vakt modest. Dy orë përpara gjumit mund të konsumoni disa feta molle ose karrotem qe të mos zgjoheni gjatë natës të uritur.

5. Kequshqyerja

Ushqyerja e keqe është shkaktar i urisë në orët e vona. Nëse gjatë ditës nuk konsumoni fibër, proteinë apo yndyrna të shëndetshme, niveli i sheqerit në gjak do të bjerë dhe gjatë natës do të jeni të uritur.

Start typing and press Enter to search