Çfarë mund të bëjë një fëmijë 5 vjeçar?

Ja çfarë eshte ne gjendje të bëjë një pesëvjeçar dhe cilat jane disa nga lojrat me te pershtatshme per kete moshe, qe ndikojne pozitivisht ne zhvillimin e tyre

  • Fëmija mund të ecë mbi një trotuar, mund të vrapojë sipër disa njësive, për shembull sipër shinave të trenit, mund të ngasë një biçikletë dhe mund të mbajë lodra që kanë një peshë të konsiderueshme
  • Ai mund të mësojë të notojë, të bëjë patina, të vallëzojë dhe të hidhet nga trampolina
  • Ai mund të luajë për shumë kohë me diçka ose me dikë që paraqet interes për të
  • Ai mund të pasurojë me detaje vizatimet e tij, megjithatë në këto detaje mund të mos jetë shumë i kujdesshëm. Për shembull, ai mund të vizatojë njerëz me tre gishta ose shtëpi me shumë dritare
  • Ai mund të shkruajë emrin e tij me shkronja të mëdha në fund të vizatimit. Gjithashtu, mund të mësojë të shkruajë emrat e personave të tjerë në familje
  • Ai kupton që njerëzit rreth tij kanë mendime, eksperienca dhe ndjenja, të cilat janë të ndryshme nga ato vetjake. Ata fillojnë të ndërveprojnë me të tjerët, duke pasur parasysh këtë gjë
  • Ai arrin të kuptojë që një person nuk ka informacion për diçka që ka ndodhur në mungesë të tij. Ai është në gjendje të tregojë ngjarjen për dikë tjetër.

5vjecar1Lojërat që mund të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e fëmijës në moshën 5 vjeçare

Shtëpia e kukullës. Fëmija duhet ndihmuar në krijimin e një mjedisi sa më të këndshëm. Nëse ai ka shumë kukulla, duhen krijuar kushtet për të pasur sa më shumë hapësirë. Gjatë kësaj kohe, edhe prindi mund të luajë me të. Së bashku mund të vizatojnë disa shtëpi dhe prindi mund të bëjë sikur është fqinji. Gjithashtu ata mund të gjejnë emra për banorët e shtëpive të tjera, ose mund të emërtojnë lagjen ku kanë vendosur shtëpitë. Prindi duhet të ndihmojë fëmijën të trillojë një histori për kukullën. Sigurisht, historitë e fëmijëve në këtë moshë janë të shkurta, por nëse prindi e ndihmon fëmijën duke i bërë pyetje, ai mund të krijojë edhe një histori me shumë detaje.

Kali dhe kalorësi. Fëmijët 5 – vjeçarë bëjnë shumë pyetje. Sa më shumë informacion t’i jepet fëmijës, aq më shumë elementë do të shtojë në lojën e tij imagjinare. Krahas kalit dhe kalorësit kukull, është mirë që prindi t’i japë informacion fëmijës për lloje të ndryshme kuajsh, ose t’i lexojë përralla me kuaj.
Nëse fëmija luan vetëm, prindi duhet ta inkurajojë atë të tregojë një histori për kalin dhe kalorësin. Kjo gjë do ta ndihmojë atë të shprehë mendimet, si dhe do t’i japë besim në aftësinë për t’i transmetuar mendimet me fjalë.
Fëmijës duhet t’i krijohen kushte për të parë disa filma me kuaj dhe kalorës, ose kuaj të vërtetë. Kështu ai do ta ketë më të lehtë të bëjë lidhjen midis reales dhe fantazisë, si edhe do të përfshijë elementë realë në lojërat e tij.

Loja me patina. Prindi duhet të ndihmojë fëmijën të rrëshqasë me patinat. Ai duhet të identifikojë një mjedis të sigurt dhe t’i tregojë fëmijës kufijt e mundshëm të lëvizjeve të tij. Prindi duhet të marrë instruksionet e duhura për përdorimin e patinave dhe më pas ta ndihmojë fëmijën. Ai duhet të sigurohet që patinat i rrinë mirë, lidhëset janë lidhur dhe gjithçka tjetër është pozitive për sigurinë e tij. Prindi duhet të mbajë krahët e fëmijës, ndërsa ai rrëshqet me patina. Nëse prindi konstaton se ai është në gjendje të rrëshqasë siç duhet, mund të lejojë fëmijën ta bëjë këtë gjë i vetëm.Gjatë rrëshqitjes me patina, në sfond mund të vihet edhe pak muzikë. Ndonjëherë, muzika lehtëson të mësuarin e rrëshqitjes sepse e ndihmon fëmijën të arrijë një ritëm natyral për lëvizjen e trupit.

Bicikleta. Prindi duhet të sigurohet që fëmija është duke ngarë mjetin (biçikletë ose motor) në një mjedis të sigurt dhe të madh, të mjaftueshëm për të bërë disa lëvizje. Prindi duhet të jetë pranë fëmijës dhe t’i japë udhëzimet e duhura në lidhje me orientimin. Prindi nuk duhet ta ndjekë fëmijën ndërsa ai nget mjetin, por duhet të nxisë fantazinë e tij, duke i kërkuar fëmijës të bëjë për shembull sikur është postieri, punonjësi i policisë, zjarrfikësi etj. Për të krijuar një situatë sa më afër fantazisë, edhe prindi mund të përfshihet në rol. Do të ishte mirë që fëmija ta përdorte mjetin bashkë më një fëmijë tjetër moshatar. Në këtë rast, prindi mund të monitorojë kohën e ndarjes së mjetit. Kështu tek fëmija mund të kultivohet sensi i tolerancës dhe i durimit.

Te gjithe e dime se fëmijë i shëndetshëm është ai që argëtohet, që gërmon çdo gjë që gjen përreth. Kjo është e vlefshme si për fëmijën që luan vetëm, ashtu dhe për atë që luan në prani të të tjerëve. Të mos e lejosh fëmijën të luajë, do të thotë t’i heqësh atij kënaqësinë e jetës. Loja është me të vërtetë puna e fëmijës, mjeti me anë të së cilit fëmija rritet dhe zhvillohet. Loja aktive mund të shihet si shenjë e shëndetit mendor, dhe mungesa e saj mund të shihet ose si defekt i lindur, ose si çrregullim organik.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search