Ja cilat jane disa nga shenjat e depresionit pas lindjes (DPL), te cilat nuk duhen neglizhuar. Fillimisht, nena duhet ta pranoje qe vuan nga DPL dhe me pas t’i kerkoje ndihme familjes. Eshte detyra e familjareve t’i qendrojne prane, ta ndihmojne dhe ta keshillojne nenen e re ne kete periudhe ndryshimesh te forta
- Shqetësim. Nëna ndjehet e vogël, e palumtur dhe e përçmuar gjatë pjesës më të madhe të ditës, ose gjatë gjithë kohës. Ajo mund të ndjeheni e keqe në pjesë të caktuara të ditës, si në mëngjes ose në mbrëmje.
- Nervozizëm. Nëna mund të nevrikoset me fëmijët e tjerë, ndoshta edhe me foshnjën, por shumë më shpesh me partnerin. Ai mund të mos kuptojë mirë se çfarë po ndodh dhe cilat janë përjetimet e saj.
- Lodhje. Të gjithë nënat e reja ndjehen të lodhura, por depresioni mund ta bëjë nënën të ndjehet fizikisht e sëmurë.
- Pagjumësi. Megjithëse nëna është shumë e lodhur, nuk mund të flejë. Ajo mund të vijë vërdallë nëpër shtëpi, duke dëshiruar të flejë.
- Mungesë oreksi. Nëna humbet oreksin dhe harron të hajë, gjë e cila mund ta bëjë nervoze dhe të rënë moralisht. Disa nëna të reja mund të ndjehen mirë kur hanë, por shpejt fillojnë të ndjehen keq, sepse po shtojnë në peshë.
- Paaftësi për t’u gëzuar. Ajo kupton se nuk mund të jetë e gëzuar dhe ka humbur interesin për gjithçka që e rrethon.
- S’ka deshire per intimitet. Partneri mund të dëshirojë përsëri rehatinë dhe intimitetin e seksit – por nëna akoma nuk shfaq interes. Pa dyshim, që ka dhe arsye të tjera që çojnë në humbjen e interesit për seksin pas lindjes së fëmijës – mund të jetë i dhimbshëm, nëna mund të jetë shumë e lodhur, ose thjesht po përpiqet të përshtatet me situatën e re – por DPL largon çdo dëshirë ose entuziazëm. Nëse partneri nuk e kupton këtë, ai mund të ndihet i refuzuar.
- Paaftësi për t’i bërë ballë situatave. DPL i krijon nënës ndjesinë se nuk ka kohë, nuk mund të bëjë një gjë të mirë dhe se nuk ka shpresë për të ndryshuar. Për të është shumë e vështirë të organizojë ditën me fëmijën e saj.
- Ndjenje faji. Depresioni ndryshon mënyrën e të menduarit dhe bën që nëna t’i shikojë gjërat shumë negativisht. Ajo mund të ndjehet fajtore, e padobishme ose përgjegjëse, vetëm e vetëm se ndihet kështu.
- Ankth. Shumë nëna të reja shqetësohen për shëndetin e fëmijës së tyre, por DPL e ekzagjeron këtë shqetësim. Nëna është në merak se mos e humb fëmijën gjatë një moskujdesi, ose “vdekjes në shtrat”, shqetesohet sesa do të shtojë në peshë, pse fëmija është duke qarë apo pse është shumë i qetë, etj.
Mjekët, infermieret, psikologët, punonjësit socialë dhe psikoterapistët janë profesionistët ku nëna mund të drejtohet për të kërkuar ndihmë. Nëse nëna nuk merr trajtimin e duhur, DPL mund të zgjasë shumë në kohë. Ajo duhet të ketë parasysh se DPL lodh atë dhe njerëzit me të cilët bashkëvepron. DPL keqëson marrëdhëniet mes nënës, fëmijës dhe babait.