Një njeri i shëndetshëm duhet të konsumojë të paktën 100-150 gramë qepe të njoma cdo ditë. Qepët e njoma jane perime qe i japin me shumë shije ushqimeve, por edhe janë të mbushura me vitamina dhe minerale që i bëjnë mirë shëndetit.
17 arsye per te konsumuar me shume qepe te njoma:
- Qepa e njomë duhet përdorur për të luftuar të ftohtin
- Ajo stimulon frymëmarrjen dhe pastron traktin respirator
- Përmban vajra esencialë që stimulojnë gjëndrat e djersës dhe si rrjedhojë shkaktojnë djersitje
- Normalizon tensionin e gjakut
- Rrit oreksin
- Ul kolesterolin e keq dhe shkaktojnë një reagim enzimash që ulin prodhimin e kolesterolit veçanërisht në qelizat e mëlçisë.
- Ul rrezikun e disa sëmundjeve të kancerit
- Lufton infeksionet dhe bakteret
- Përmbajnë shumë pak kalori (100 gramë qepë të njoma përmbajnë 31 kalori)
- Qepët e njoma janë të pasura me antioksidantë, elementë që luftojnë sëmundjet dhe largojnë toksinat nga trupi.
- Kanë nivel të lartë fibrash (në 100 gramë qepë gjenden 2.6 gramë fibër që është e barazvlefshme me 7% të dozës ditore të fibrave të nevojshme.)
- Alicina tek qepët e njoma arrin të zhbllokojë qelizat e gjakut. Kjo substancë kimike arrin të ulë presionin e gjakut duke zhbllokuar enët e gjakut të cilat mund të shkaktojnë shumë probleme.
- Qepa e njomë është e rëndësishme në luftën kundër sëmundjeve koronare, ataku në zemër etj.
- Përbërësit e qepës së njomë parandalojnë tumoret.
- Qepët e njoma janë të pasura me vitaminë A. Në 100 gramë qepë të njoma do të merrni 33% të dozës ditore të rekomanduar të vitaminës A.
- Qepët e njoma kanë edhe flavonoidë që shërbejnë si antioksidantë që mbrojnë trupin ndaj problemeve të gojës dhe të mushkërive.
- Qepët e njoma kanë edhe vitaminë C dhe K. Besohet që qepët e njoma janë perimet më të pasura me vitaminë K. Në 100 gram qepë të njoma mund të merrni 172% të dozës ditore të rekomanduar të vitaminës K. Kjo vitaminë është e rendësishme për të garantuar shëndetin e kockave dhe mbrojtur organizmin nga sëmundja e Alzheimer.
Si t’i ruajme
Qepët e njoma mund t’i ruani në frigorifer për më shumë se një javë, nëse i ruani të palara dhe të mbështjella në një copë gazetë. Kujdesuni që qepa e blerë të jetë me kokë të bardhë dhe gjethe të gjelbra të ndezura e të drejta.
Qepe te njoma ne kuzhine
Ju mund t’i shtoniq qepet e njoma ne gatime te ndryshme dhe te perfituar receta te reja ne cdo kohe. Klikoni ketu per te mesuar disa receta me qepe te njoma.
Mos i hidhni rrenjet, ato mund te bejne qepe te reja
- Prisni me thike koken, duke lënë rrënjët e bashkangjitura.
- Vendosini rrënjët në një kavanoz të vogël. Shtoni ujë të mjaftueshëm për të mbuluar rrënjët.
- Vendoseni pranë një dritareje dhe mbajini rrënjët ne lagështi.
- Pas disa ditësh, bishtat e gjelbër do fillojne të dalin. Pas kësaj, ata do të rriten shumë shpejt.
- Mbani rrënjët zhytur ne uje dhe ndryshoni ujin të paktën një herë në javë.