18 arsye pse Aloe Vera eshte nje bime mjekesore mrekulliberese

Aloe Vera është një nga bimët më të thjeshta për t’u kultivuar në shtëpi. Është shumë e lehtë që të rritet. Ka nevojë për ujitje jo shumë të shpeshta, kushte të ngrohta dhe plehërim herë pas here.

Do merrni shumë përfitime nga rritja e aloes, mbi të gjitha për efektet e saj mjekesore. Kjo bimë ka një gjethe të trashë të mbushur me xhel, të cilin mund ta mbledhësh lehtësisht. Thjesht prisni njeren prej gjetheve dhe mblidhi xhelin që rrjedh prej saj. Këtë xhel mund ta gjesh në shumicën e dyqaneve të shëndetit, por xheli i përfituar nga bima e rritur në shtëpi është më i sigurtë dhe më pak i shtrenjtë.

Cilat janë efektet mirëbërëse të përdorimin të xhelit Aloe Vera

9 përfitime të aplikimit të aloe verës lokalisht

  • Qetëson aknet dhe ekzemat
  • Qetëson skuqjet, ulçerat dhe shqetësime të tjera të lëkurës
  • Zbut djegiet
  • Qetëson kruarjet nga pickimet e insekteve
  • Hidraton lëkurën
  • Heq rrudhat
  • Shëron plagët
  • Mund ta përdorni si shampo dhe për të parandaluar rënien e flokëve
  • Mund të përdoret si një xhel depilues

9 përfitime të marrjes së Aloe Veras nga goja

  • Përforcon sistemin imunitar
  • Stabilizon sheqerin në gjak
  • Parandalon crregullimet e aparatit tretës si, fryrje, kapsllëk, sindromën e zorrës së ndjeshme dhe kolit, si dhe qetëson shqetësimet e stomakut
  • Redukton urthin dhe dispepsinë (mostretjen)
  • Përforcon zemrën dhe përmirëson cilësinë e gjakut
  • Ndihmon mishrat e dhëmbëve të jenë të shëndetshme dhe qetëson dhimbjet e dhëmbeve
  • Ul inflamacionin e artritit
  • Nxit funksionim më të mirë të traktit urinar
  • Nxit prodhimin e qelizave të bardha të gjakut

Rezultate imazhesh për aloe

Besohet se njo bimë e ka originën nga Afrika e Veriut. Dokumentacioni i parë që njihet për përdorimet e saj medicinale eshtë gjetur në Papiruset Egjiptiane, ku paraqiten 12 mënyra të ndryshme për t’u shëruar me aloe. Që atëherë kjo bimë është përdorur në të gjithë botën, si bimë dekorative, por edhe si bimë mjëkesore.

Kujdes! Pacientët që kanë gjakderdhje të brendshme nuk duhet të pijne Aloe Vera, pasi nxit qarkullimin e gjakut dhe mund të shkaktojë probleme shumë te rrezikshme tek ta. Femrat gjate menstruacioneve gjithashtu duhet ta shmangin gjate kesaj periudhe.

femra-moderne.com