6 menyra natyrale per buze te buta dhe joshese gjate dimrit

6 menyra natyrale per buze te buta dhe joshese gjate dimrit

Gjate dimrit buzet rrezikoje te perthahen dhe cahen, prandaj eshte shume e rendesishme te kujdesemi mire per to. Menyra me e thjeshte per t’i ruajtur buzet te hidratuara eshte te pini shume uje. Edhe buzekuqi me i mire dhe i shtrenjte qe mund te ekzistoje, pas nje fare kohe mund t’i perthaje buzet. Prandaj ne po ju tregojme disa menyra natyrale per te zevendesuar balsamin e buzeve. Kete dimer buzet tuaja do jete te buta, te shendetshme dhe joshese!

1. Vaj kokosi

Nese ju pelqen vaji i kokosit, jeni shume me fat. Ta aplikosh mbi buze eshte nje menyre per t’i patur gjithmone te hidratuara. Pervec kesaj vaji i kokosit heq edhe lekurzat e thata. Jo vetem ne dimer, ju mund ta perdorni vajin e kokosit si hidratues buzesh gjate gjithe vitit.

Qe te dalloni me mire ndryshimin, provojeni t’i lyeni buzet me vaj kokosi naten dhe te shikoni te nesermen se si ka vepruar.

2. Trajtim me mjalte dhe sheqer

Merrni dy luge mjalte dhe hidhini ne nje tas. Shtoni pas sheqer kokerr. Masazhoni buzet me kete perzierje per te ruajtur buze te hidratuara.

3. Scrub me furce dhembesh

Gjithashtu, ju mund te perdorni nje furce dhembesh per te ferkuar buzet. Kjo largon lekurzat e thara nga buzet dhe i mban ato te hidratuara.

4. Xhel aloe vera

E dini tashme qe asgje nuk krahasohet me efektet e xhelit te aloe vera. Aplikoni xhelin dy here ne dite ne buze ne menyre te vazhdueshme. Jo vetem qe do keni buze te buta por edhe super joshese.

5. Vitamine E

Leekura jone kerkon shume vitamine E. Vitamina E permban shume antioksidante te fuqishem, qe e ndihmojne lekuren te jete e re, e hidratuar dhe e shendetshme. Shtoni disa pika vitamine E ne balsamin e buzeve (ose buzkuq) dhe aplikojeni.

6. Gjalpe

Keshtu benin gjyshet tona dikur. Nese aplikoni gjalpe cdo dite mbi buze, do i keni te buta dhe te ushqyera.

Nese femijet e vegjel kane buze te thara dhe te percara, provoni t’ja lyeni me gjalpe qe t’i zbuten dhe hidratohen.

femra-moderne.com