Keto jane disa nga ushqimet me te mira, qe i japin trurit energji, mbi te gjitha gjate nje periudhe shume te ngarkuar, sic jane sezoni i provimeve dhe duhet te rrini me ore te zgjatura mi libra, apo kur duhet te merreni me nje projekt ne pune, etj.
Atehere cila është menuja ideale në këto raste? Këshillohuni me udhëzuesin tonë: koka juaj do të përfitojë! Ja cilat jane ushqimet me te mira per trurin:
Mishi
Përveç proteinave, që është shumë i pasur, mishi është një burim lecitine (një fosfolipid i domosdoshëm për një funksionim korrekt të membranave qelizore) që përmirëson aktivitetin cerebral.
Peshku
Ka një përbërje të lartë fosfori (thelbësor për përçimin e informacioneve në nivelin cerebral) dhe është i pasur me vitamina të grupit B, që janë “karburanti” i vërtetë i trurit.
Vezet
Të pasura me të gjitha vitaminat e grupit B, të domosdoshme që truri mund të përdorë glukozën dhe antioksidues të fuqishëm, që ndalojnë plakjen qelizore.
Bananet
Të quajtura ndryshe edhe “ushqimi i mendimtarit”, janë shumë të pasura me kalium, që normalizon përçimin e impulseve nervore. Janë shumë të dobishme për t’u përqëndruar dhe për të mbajtur mend atë që lexon.
Arrat
Arrat, lajthitë e të tjera përmbajnë triptofan, një aminoacid thelbësor pararendës i serotoninës, “hormoni i lumturisë”, që ndihmon në kapërcimin e gjendjeve të ankthit.
Produktet e qumeshtit
Qumështi dhe prodhimet e tij përmbajnë tiroksinë, një aminoacid shumë i rëndësishëm që stimulon aftësinë e përqëndrimit dhe e ngre më lart nivelin e vëmendjes.
Plotësuesit natyrorë
Edhe natyra mund ta ndihmojë gjithashtu… trurin! Në veçanti, ja përse mund të shërbejnë në raste urgjence. Rrenjet e ginsengut dhe Ginko Biloba mund te gjenden ne formen e tabletave, ne dyqanet e shendetit dhe parafarmacite.
- Qumesht blete: i jep trurit një energji të menjëhershme dhe favorizon të reaguarit.
- Xhenxhefili: ka veti qetësuese dhe stimulon fantazinë krijuese.
- Ginseng: favorizon përqëndrimin, kujtesën dhe të nxënit.
- Ginko Biloba: përmirëson qarkullimin e gjakut dhe rrit gatishmërinë mendore.