Keto Vipa Hollivudiane kane kaluar neper transformime gati te pabesueshme. Ne kete artikull ju ftojme te shikoni se si disa personazhe të famshëm kanë ndryshuar gjatë rrjedhës së jetës, ndërsa karriera e tyre ngjitej në lartësi të pabesueshme.
Brad Pitt ka pasur më shumë ndryshime se një kameleon. Tani që ka më shumë se njëzet e pesë vjet ne ekran, mund të themi se ai është bërë një nga përcaktuesit më të mëdhenj të stilit për meshkuj.
Është e vështirë ta besosh se Kate Winslet është në të dyzetat tani, edhe pse ajo ka qenë e njohur për bukurinë e saj rinore dhe pamjet e saj te pabesueshme gjatë viteve. Sensi i e saj i stilit është maturuar bashkë me të dhe karrierën e saj.
Nderkohe qe rritej profesionalisht Rihanna po kthehej ne nje ikone te muzikes, por edhe stilit. Ajo eshte frymezimi i shume te rejave si dhe lancuesja e tendencave te fundit per floket apo veshjen.
Leonardo DiCaprio, nje nga ikonat e kinematografise boterore, ka kaluar neper ndryshime te medha nga koha kur ishte akoma nje djale i vogel ne serialin Growing Pains, me floket e gjate bionde te cilet i mbajti deri ne fund te te njezetave. Pastaj, me rritjen e moshes, filloi te ndiqte nje stil me matur.
Lady Gaga eshte nje nga ikonat me te medha te fashion-it ne kulturen e muzikes pop dhe ka provuar qe ajo mund ta ktheje çdo look ne personal. Shume mundohen ta kopjojne, por eshte e veshtire ta arrish.
Renee Zellweger ka gati dy dekada qe eshte nen dritat e Hollywood-it dhe te gjithe kane qene duke e pare ndryshimin e saj dhe kalimin ne nje grua te moshes se mesme. Por i gjithe publiku u cudit kur pa ndryshimin total te fytyres se saj pak kohe me pare. Pasi kishte bere nje nderhyrje estetike, ndryshimi ishte fare i dukshem, pasi e kishe gati te pamundur ta njihje (fotoja e fundit).
Johan Hill kaloi nga trashaluqi gazmor i komedive per te rinj, ne aktorin elegant te nominuar per Oscar. Pervec ngjitjes se tij ne karriere, gjate ketyre viteve Johan ka kaluar edhe ne nje periudhe dobesimi, duke arritur nje humbje te madhe kilesh.
Nga burre ne grua. Asnje vip s’ka pesuar ndryshim me te madh se sa Caitlyn Jenner. Nga nje atlet olimpiade, ne nje trans-gjinor ikonik.