Jumpsuits, apo kominoshet jane kthyer ne nje tendence mjaft terheqese, te cilat mund te vishen ne cdo rast, nga shetitjet deri tek mbremjet e rendesishme
Te behesh gati sa hap e mbyll syte – kete e mundeson vetem tendenca me e madhe e koheve te fundit, e cila po i rezeiston sezoneve njeri pas tjetrit. Kominoshet!
Kominoshet jane nje tendence e cila vazhdon, duke vulosur prezencen e tyre ne skenen e modes ne cdo sezon, por me stile te ndryshme. Te vishesh bukur, dite e nate, me kete rrobe magjike e cila do ju dhuroje nje pamje te mrekullueshme dhe siluete te gjate.
Po kerkoni nje pamje klasike, apo nje veshje te shpejte, kjo rrobe ju mundeson te arrini pamjen e deshiruar, pasi vjen ne stile te ndryshme e te shumellojme – te cilat pershtaten me rastin.
Me cmime qe i pershtaten cdo xhepi, ju mund te gjeni nje pale kominoshe qe t’ju pershtaten, ose te prisni tek rrobaqepesja modelin tuaj te preferuar.
Disa nga tendencat e momentit jane: me vija, me kembe te gjera, culottes (trecerekeshe), me dekolte te theksuar, me pelerina etj., pa llogaritur ngjyrat te cilat mund te variojne sipas deshires. Ne vjeshte dhe dimer mund t’i kombinoni me nje xhakete siper. Per pranveren dhe veren mund te zgjidhni modele me te shkurtra dhe printime te ndryshme.