Gulash me mish dhe perime

Gulash me mish derri dhe perime

Goulash-i është padyshim një nga pjatat më të njohura dhe përfaqësuese të gastronomisë hungareze, e cila vjen në imitime te shumta e të ndryshme në shtetet e Evropës dhe jashtë saj.

Gjithë kjo famë e madhe vjen për shkak se gulashi është një pjatë pak e mundimshme për t’u përgatitur, por gjithashtu shumë e shijshme dhe e veçantë falë kombinimit të mishit me qepë, domate dhe sidomos spec djeges. Kjo nuk eshte receta tradicionale, por nje imitim i gulashit.

Përgatitja: 20 minuta
Gatimi: 3 orë
355 kalori për racion

Përbërësit për 4 persona

500 g kofshë derri (ose vici), 2 qepë, një karotë, një kungulleshkë, 3 patate, një lulelakër e vogël, 300 g domate të qëruara, lëng mishi, gjalpë, kripë, piper

Përgatitja

  • Kulloni domatet e konservuara dhe shtypini me një pirun.
  • Pastroni karotat, kungullin, lulelakrën dhe patatet dhe pritini në copa të vogla.
  • Qëroni qepët dhe grijini.
  • Priteni kofshën në copa të mëdha.

Gatimi

  • Skuqini qepët në një tenxhere me 40 g gjalpë.
  • Shtoni kofshën dhe lëreni të skuqet mirë nga të gjitha anët, duke e përzier me një lugë druri.
  • Rregullojeni për kripë, hidhini piper dhe hiqeni nga tenxherja.
  • Po në të njëjtën tenxhere, ku keni skuqur mishin, bëni disa shtresa të alternuara me mish dhe perime. Të gjitha shtresat mbyllini me zarzavate duke i dhënë shije me kripë e piper.
  • Shtoni me 400 ml lëng të nxehtë mishi. Vini kapakun dhe gatuajeni me flakë shumë të ulët për 2 orë e gjysmë, duke e përzier herë pas here.
  • Gulashin (gjellen) servireni të nxehtë.

femra-moderne.com