Libri francez i vitit 1818: Keshtu ishte Rinia e Skenderbeut…

LIBRI FRANCEZ I 1818 : “SKËNDERBEU, NJË LUFTËTAR I MADH QË BËRI MREKULLI TË VËRTETA NË NJË TEATËR KAQ TË VOGËL”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Dhjetor 2017

 faqen n°169 të librit me titull “Beautés de l’histoire de Turquie, comprenant les faits les plus remarquables de l’histoire musulmane, depuis Mahomet, les califes, ses successeurs, et les souverains de l’empire ottoman jusqu’à nos jours”, të autorit francez, Jean-René Durdent, gjejmë një përshkrim të veçantë për Gjergj Kastriotin Skënderbeun, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e sjell atë në shqip :

“Skënderbeu. Rinia e tij.

Nëse një luftëtar e meriton fjalën i MADH, bëhet fjalë për këtë, të paktën në sytë e cilido që nuk gjykon një princ sipas sipërfaqes së territoreve të tij.

Skënderbeu, i kufizuar në një pjesë shumë të vogël territori, u rezistoi gjithmonë forcave të konsiderueshme turke. Ai ishte, me Huniad, armiku i tyre më i frikshëm.

Ai nuk pësoi kurrë humbje ndaj tyre. Vdiq i nderuar, i admiruar; së fundi, meritat për lavdërimet që ka marrë, nuk rrjedhin nga rezultati i dëshirës së tij për pushtim, por i nevojës për t’u mbrojtur, për t’i rezistuar shtypjes, prandaj i mori armët në duar.

…i marrë peng nga Sulltani, ai u dallua shumë shpejt për gjallërinë e shpirtit dhe zhvillmit të parakohshëm. Murati e rriti në serajin e tij, sipas fesë myslimane, një njeri që do të  bëhej më vonë plaga e Perandorisë osmane.

Madje në oborrin e sulltanit, pas disa akteve guximi, Kastrioti i ri mori nofkën e Skënderbeut, ose Zoti Aleksandër.

Në vend që të shkatërronte botën, ashtu si pushtuesi maqedonas, ai mundi të mbronte vetëm vendin e tij; por bëri mrekulli të vërteta në një teatër kaq të vogël.”

femra-moderne.com