Sansevieria, bima qe dhuron ajer te paster dhe jeton gjate

Sansevieria eshte nje bime e vleresuar per pamjen terheqese dhe jetegjatesine.  Ajo vjen ne shume varietete te ndryshme, por te gjitha kane shume pak nevoje per perkujdesje dhe jetojne per shume vite.

Sansevieria cylindrica

Drita

Sansevieria nuk ka nevoje per shume drite, prandaj vendosini ne ambjente me pak ndricim ose me drite te filtruar. Drita mund t’i zverdhe gjethet.

Ujitja

Lereni dhenun te thahet plotesisht pastaj ujiteni mire derisa uji te dale poshte vrimave kulluese. Mos lejoni qe dheu te behet qulle dhe mos e leni vazon ne uje. Gjate dimrit ujitemi me pak. Si shumica e bimeve sukulente (me leng) qe e ruajne ujin ne gjethet e tyre, edhe Sansevieria mund te kalbet shpejt ne dheun e lagesht.

Temperatura

Sansevieria do nje ambjent me temperature mesatare. Mbrojeni bimen nga korrentet e ajrit dhe temperaturat e uleta, sepse demtohet nga temperaturat nen 10 grade Celsius.

Sansevieria trifasciata

Ushqyerja

Gjate veres ushqejeni bimen një herë në çdo tre javë. Përdorni një pleh të përgjithshem për bimet shtepiake. Sansevieria nuk ka nevoje per shume ushqim dhe shumë pleh i bën gjethet të bien.

Keshilla te tjera

  • Zhvendoseni bimen ne nje vazo me te madhe kur rrenjet fillojne te dalin nga vazoja.
  • Pastrojini gjethet nga pluhurat me nje cope te bute dhe te lagur.
  • Nese ndonje gjethe eshte e demtuar ose me njolla priteni ose keputen.
  • Shikoni ketu nje video se si mund ta shtoni bimen e sansevieria.

femra-moderne.com