Receta jonë për vezë të copëtuara e të përziera me shparguj e djathë parmixhano, është një ide e shpejtë për të shijuar këtë perime pranverore. Nese nuk keni shparguj te fresket, mund te perdorni edhe ato te ruajtur ne kavanoz.
Shpargujt janë perime pranverore të butë dhe të shijshëm. Ata janë një thesar i lëndëve ushqyese të dobishme, ndër të cilat ne mund të gjejmë fibra bimore, acid folik dhe vitamina, veçanërisht vitaminë A, vitaminë C dhe vitaminë E. Ata gjithashtu përmbajnë kripëra minerale, ndër të cilat është është mirë të theksohet kromi, një mineral që përmirëson aftësinë e insulinës për të transportuar glukozën nga qarkullimi i gjakut tek qelizat e trupit tonë.
Përgatitja: 20 minuta
Gatimi: 10 minuta
Përbërësit për 4 persona:
8 vezë; 1 konservë shpargujsh jeshilë; 2 luge gjelle parmexhan (ose kaçkavall) i grirë; 3 lugë gjelle krem të freskët kuzhine; 25 g gjalpë; kripë; piper.
Përgatitja:
- Pritini majat e shpargujve 2-3 cm dhe ruajini kërcejt për receta të tjera (supë, pure…). Ziejini majat për 8 minuta në avull, duke u kujde-sur që t’i lini të forta mjaftueshëm.
- Në një sallatierë, rrihni vezët me kremin, kripën dhe piperin. Në një tenxhere me fund të trashë, shkrini gjalpin. Hidhni vezët dhe kaurdisini në zjarr të butë, duke i përzier vazhdimisht me një spatul.
- Kur vezët të jenë gati mpiksur, shtoni djathin e grirë dhe majat e shpargujve.
- Shërbejeni përzierjen të ngrohtë dhe në pjatë ose tasa qelqi. Nese deshironi mund ta sherbeni edhe mbi buke te thekur.