Nje kombinim i dy ushqimeve shume te shendetshme, veze dhe avokado. Nje recete me vlera te shumta ushqyese, te ngop dhe nuk te shendosh. Pervec kesaj, menyra e gatimit eshte shume e thjeshte.
Avokadot jane të pasura me elementë të mirë për shëndetin si fosfor, kalcium, potas, magnez, vitamina E, A, B, C dhe K. Ashtu si edhe vezet, kane permbajtje te larte proteinash, gje qe i bejne keto ushqime shume te mira per shendetin, por dhe te pershtatshme per ato qe ndjekin nje diete dobesuese, pasi ngopin dhe nuk shendoshin. Ndersa vezet njihen tashme prej kohesh per vlerat e tyre te panumerta qe i japin shendetit tone: pervec proteinave, na furnizojne me aminoacide, vitamina, minerale dhe acide yndyrore Omega 3.
Kete recete mund ta gatuani per mengjes, pasi ju jep energjine e duhur per te perballuar nje dite pune apo shkolle, por mund ta gatuani edhe ne cdo rast tjeter qe deshironi.
Koha e pergatitjes: 2 minuta
Koha e gatimit: 15 minuta
Një e lehtë për të bërë recetë mëngjes duke përdorur vezë dhe avokado.
Perberesit: 2 vezë, 1 avokado, ½ limon i shtrydhur, kripë deti dhe piper
Menyra e pergatitjes
- Ngrohni paraprakisht furrën në 220 gradë celcius.
- Ndani avokadon pergjysme dhe hiqini faren.
- Gërryeni përbrenda avokadon, duke lënë rreth 1 cm tul.
- Merrni nje leter furre dhe shtrojeni ne nje tave. Vendosni gjysmat e avokadove.
- Hidhini pak fare leng limoni. Hapni vezën dhe hidheni brenda në avokado. Shtoni kripë dhe piper.
- Piqeni për 10 minuta ose derisa e verdha e vezës të jetë pjekur aq sa ju dëshironi.