Nga Hawai ne tavolinen tuaj. Per ju qe jeni kurioze te provoni gatime nga vende te ndryshme te botes, kesaj radhe po ju prezantojme me receten Hawaiane Pule me ananas.
Eshte shume e thjeshte per t’u pergatitur, prandaj mund te jete e persosur per ato raste kur nuk keni shume kohe te gatuani dhe doni nje pjate te shpejte. Copat e mishit te pules dhe lengu i ananasit e bejne pjaten paksa te embel, por ka nje shije te balancuar. Mund te shtoni perime te tjera si, speca dhe qepe, si dhe mund ta sherbeni me pilaf.
Perberesit:
- 180 gr gjoks pule
- 2 luge vaj ulliri
- 200 gr ananas
- kripe, piper
Menyra e pergatitjes:
- Pritni gjoksin e pules ne copa katrore. Veproni njesoj edhe me ananasin.
- Në një tigan skuqni copat e pules me dy lugë të vogla vaj ulliri. Shtoni ananasin.
- Në fund hidhini kripë e piper.
Keshilla:
- Per me shume shije, mund t’i fusni copat e pules ne veze te rrahur, me pas ne niseshte, pastaj t’i skuqni.