Këto kekë të vegjël me ullinj dhe djathë feta janë një recetë me aromë mesdhetare.
Mund të gatuhen për çdo vakt, por janë edhe një snack shumë i mirë. Janë të përsosura si antipastë, por edhe shumë të preferuara nga fëmijet. Përvec këtyre, kjo recete eshte shume e lehte per t’u gatuar. Nëse ju pëlqejnë gatime të shpejta, të lehta, e të shijshme – kjo recetë është për ju!
Përgatitja: 20 minuta
Pjekja: 45 minuta
Përbërësit për rreth 8 kekë:
200 g feta; 200 g miell; 3 vezë; 15 cl vaj ulliri; 80 g ullinj jeshilë; 1 degë trumze; 20 g gjalpë për format individuale; ½ qeske maja kimike; kripë; piper.
- Parangroheni furrën në 180 grade C. Priteni djathin feta në kubikë të vegjël. Hiquni bërthamat ullinjve dhe shkëpusni gjethet e trumzës.
- Në një sallatierë, përzieni me pirun miellin, majanë dhe vezët. Shtoni pak e nga pak vajin e ullirit. Kriposeni dhe piperoseni. Shtoni djathin feta, ullinjtë dhe trumzën.
- Lyeni me gjalpë 8 forma keku të vogla individuale. Hidhni brumin e përgatitur në 2/3 e lartësisë së formave.
- Futini në furrë dhe lërini të piqen për 35 minuta.
- Shërbejini të vakëta ose të ftohta, si aperitiv ose si antipastë, shoqëruar me në sallatë.